Kryetari i grupit parlamentar në PD-së, Alfred Rushaj tha se me vendimin e Konferencës së Kryetarëve u rikthye ligjshmëria në Kuvend. Rushaj tha se u ra dakord që komisionet hetimore të kalojnë në seancën e datës 14 tetor për diskutim dhe miratim. Rushaj shtoi se nuk kishte diskutime në lidhje me kufizimin e objektit hetimor për ndonjë nga komisionet.
‘Vendimi që u mor sot në Konferencën e Kryetarëve kishte të bënte me kthimin e ligjshmërisë për sa i përket komisioneve të përhershme parlamentare. Pas kërkesave tona, pas përpjekjeve tona për të vendosur ligjshmërinë në lidhje me punën që opozita duhet të bëjë në komisionet parlamentare, sot u ra dakord përfundimisht, formalisht që komisionet e përhershme parlamentare të bëhen ashtu siç rregullorja e parashikon me prezencë fizike, natyrisht duke respektuar çdo lloj rregulli dhe protokolli të sigurisë për sa i përket masave anticovid.
Po kështu u diskutua dhe ra dakord që të tre komisionet hetimore që opozita ka paraqitur në Kuvend të kalojnë në seancën e datës 14 tetor për diskutim dhe miratim. Ne paraqitëm kërkesën tonë në përputhje me ligjin, në përputhje me Kushtetutën dhe pa dyshim i bëmë të qartë deputetëve të Partisë Socialiste që e drejta e opozitës për të ngritur Komisionet Hetimore, e drejta e opozitës për të caktuar objektin e hetimit është e patjetërsueshme dhe ne do ta respektojmë.
Nuk kishte diskutime në lidhje me kufizimin e objektit hetimor të ndonjë prej komisioneve. Ajo çfarë u ra dakord është në seancën e mbledhjes së datës 14 tetor këto komisione të kalojnë në seancë plenare. Pa dyshim ne nuk tërhiqemi nga ajo çfarë Kushtetuta apo jurisprudenca e Gjykatës Kushtetuese kanë vendosur në lidhje me objektin e komisioneve hetimore.
Lajmi kryesor:
Merret vendimi! Deputetët do të mblidhen fizikisht në Komisione, kusht vaksina ose tamponi! Ngritja e 3 komisioneve hetimore i kalon Kuvendit
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Mars, 08:02
Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?
-
Shumë
75.1%
-
Pak
19.3%
-
Nuk kam mendim
5.5%
Vota total: 181
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
I terrorizuar nga izolimi ndërkombëtar, Berisha lajmëron shqiptarët se e ka ftuar Greqia në Festën Kombëtare!
25 Mars, 19:35
-
Ekskluzive/ Kallëzimi i dytë për Berishën në SPAK, familja Haklaj për Report Tv: Pse drejtësia nuk ka luajtuar as gishtin e vogël për këto vrasje?
25 Mars, 19:12
-
Frrok Çupi: Çfarë s’dëgjon njeriu!…, Parti Demokratike në Vlorë!?
25 Mars, 14:57
-
‘Sulme kafshërore’, Berisha-Ramës: Altin Dumani mburojë e jotja! Kreu i PD fsheh ende kontratën me LaCivita: Do e bëjmë publike
25 Mars, 13:04
-
Sondazhet tregojnë humbje të thellë, Berisha urdhër kandidatëve: 80% e postimeve të jenë nga fjala ime për programin
25 Mars, 12:45
-
'Thyej kafka për një fjalë, s’guxon kush para me më dalë', Berisha përfshihet në 'serialin' Rama-Basha, publikon video me fjalor banal! Nuk 'harron' as Yuri Kim
24 Mars, 22:37
-
Shqipëria në BE? Shehi: Rama po përdor mirazh të vjetër, premtim elektoral! Xhafaj: Vetëm PS e integron vendin! Kapri: 30 vite e njëjta histori Xhaferri: S'realizohet!
24 Mars, 21:36
-
Ylli Pata: Pse argumenti BE është kthyer në ankthin e fushatës së Berishës
24 Mars, 20:30
-
‘Lista e Shkodrës me anonimë’/ Kandidatët e rinj të PS dhe PD debat në studion e Report Tv, Kopliku: Do luftoj të fitoj edhe pse në listë të hapur, Bashaj: Do provoj veten
24 Mars, 17:27
-
Ironizon sërish Rama, ndan videon ku Basha ha byrek dhe Berisha pulë: Program gojëhapur, jo shaka! Lum kush voton për ta
24 Mars, 15:06
-
'Ta bëj fytyrën si këpuca', debati në 2008 për kazinotë mes Berishës dhe Ballës që përfundoi me kërcënimet e kryeministrit ndaj deputetit
24 Mars, 11:30
-
PD vijon të gënjejë shqiptarët, Noka nga Italia: BE shtyu pa afat negociatat (por Brukseli përgënjeshtroi Berishën)
23 Mars, 17:30