Komisionet parlamentare japin
"OK" për aeroportin e Rinasit

Komisionet parlamentare japin<br />"OK" për aeroportin e Rinasit
Dy komisione parlamentare kanë dhënë dje OK për ndryshimin e marrëveshjes koncesionare të aeroportit ndërkombëtar të Rinasit. Marrëveshja e re per heqjen e ekskluzivitetit të fluturimeve nga Aeroporti i Rinasit ka ngjallur debate. Në Komisionin e Veprimtarive Prodhuesem deputetët e opozitës, të rikthyer pas 10 ditë bojkoti, kanë kërkuar të dinë nga ministria e Transporteve hollësi lidhur me shitjen e koncesionit nga gjermanët tek një kompani kineze dhe kryesisht për  pasojat që do të ketë një gjë e tillë mbi taksapaguesit shqiptarë.

Po kështu, sipas disa deputetëve, infrastruktura e aeroportit të Kukësit nuk lejon operimin e linjave me më shumë se 100 pasagjerë, çka do të sjellë edhe vështirësi në futjen e linjave me çmime të ulta, për të cilën janë të interesuar qytetarët shqiptarë.

Marrëveshja në fjalë është diskutuar njëkohësisht edhe në Komisionin e Ligjeve ku, si edhe në Veprimtaritë Prodhuese, është votuar pro nga deputetët e shumicës.
Në sajë të së drejtës së ekskluzivitetit që i njeh marrëveshja e vitit 2004, “Tirana International Airport” është i vetmi subjekt që ofron shërbime të fluturimeve ndërkombëtare nga dhe drejt territorit të Republikës së Shqipërisë.

Sipas bilancit të fundit vjetor të publikuar, për vitin 2014, TIA siguroi një xhiro vjetore 4.24 miliardë lekë ose rreth 30.3 milionë euro, me fitim 972 milionë lekë, afro 8.7 milionë euro. Sipas marrëveshjes koncesionare, shoqëria është e detyruar t’i paguajë qeverisë shqiptare 30% të fitimit vjetor që shpërndahet. Për vitin 2014, qeveria shqiptare përfitoi afërsisht 2 milionë euro nga kontrata koncesionare.
 
Pronarët
Deri tani, pronarët e Tirana International Airport kanë qenë: DEG-Deutsche Investitions-und Entwicklungsgesellschaft GmbH-31.7%; Fondi Shqiptaro-Amerikan i Ndërmarrjeve-21.3%; AviAlliance GmbH-47%. Më 25 prill grupi i shërbimeve financiare China Everbright me bazë në Hong Kong njoftoi zyrtarisht se ka nënshkruar marrëveshjen për blerjen e të drejtave koncesionare në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës. China Everbright Limited është një kompani e shërbimeve financiare në menaxhimin e aseteve, investimeve direkte, ndërmjetësimit dhe bankingut investues në rajonin e Kinës, përfshirë dhe Hong Kongun. Kompania e saj mëmë është China Everbright Group, me pronësi shtetërore.

Ajo ka blerë koncesionin në konsorcium me kompaninë tjetër nga Hong Kongu, me pronësi private, Friedmann Pacific Asset Management Limited. E krijuar në vitin 2000, kjo e fundit është e specializuar në sektorin e aviacionit civil dhe projekte që lidhem me transportin ajror. Në një konsorcium tjetër, ajo ka blerë 49% të aksioneve të aeroportit të Tuluzës në Francë në vitin 2015. 



Redaksia Online
(A.N/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë