Komisionet zvarrisin ligjin e Arsimit 
të Lartë, nesër s’kalon në Kuvend

Komisionet zvarrisin ligjin e Arsimit <br />të Lartë, nesër s’kalon në Kuvend
TIRANË - Maratona e miratimit të ligjit për Arsimin e Lartë dukët se nuk do të mbarojë asnjëherë për shkak të ritmeve me të cilat kjo reformë po kalon në komision.

Deputetët si të majtë ashtu edhe të djathtë po vonojnë në komision kalimin e ligjit nen për nen duke krijuar edhe një sërë pengesash pasi diskutohet edhe për terma.

“Tani ne jemi në diskutimin nen për nen nën shqyrtimin nen për nen. Shqyrtim dhe votim. Shqyrtim dhe nuk vihet theks te diskutimi. Pra nuk është korrekte nga pikëpamja procedurës që ne këtu të rrimë 3 orë duke diskutuar në parim se sa e rëndësishme është kjo çështje”, u shpreh deputeti demokrat, Luçiano Boçi.

Duke qenë se dje komisioni ka diskutuar deri në orët e para të mëngjesit ka qenë sot deputeti socialist, Musa Ulqini ka propozuar që të ky projektligj të mos diskutohet por vetëm të ndiqet procedura e përcaktuar në rregullore.

“Unë kundërshtoja edhe parashtrimin që bëtë pasi qendra e ka kryer kontrollin edhe në aspekt të statusit të saj si universitet”, - u shpreh Ulqini.

Por kreu i komisionit, Genc Pollo ka refuzuar kërkesën e Ulqinit duke e argumentuar si të domosdoshme diskutimin për çdo nen.

“Shqyrtimi kërkon që kur propozimi për amendim vjen nga njëri relator apo nga tjetri, apo nga tjetri etj.. do shqyrtuar do paraqitur pse bëhet, do merren komentet e gjithë atyre që kanë diçka për të thënë përfshirë edhe ministrinë që është propozuesja e ligjit dhe pastaj do shkoj në votim”, - tha Pollo.

Ndërkohë burime nga komisioni konfirmojnë se po punohet me ngadalësi në mënyrë që ky projektligj të mos kalojë në kuvend në seancën e nesërme.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

 Të paktën 19 të vdekur dhe 'shumë të zhdukur' nga përmbytjet në Bosnje

Të paktën 19 të vdekur dhe 'shumë të zhdukur' nga përmbytjet në Bosnje