TIRANE- Procesi i amendimit të ligjit për Autoritetin e Mediave Audiovizive kërkohet të kryehet nën asistencën e ekspertëve ndërkombëtarë.

Ky propozim është hedhur në tryezën e Komisionit të Medias nga nënkryetari Alfred Peza. Por ndonëse është pranuar edhe nga opozita si propozim, nuk ka kaluar pa debate.
 
Procedurat që do të ndiqen për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH, edhe pse kanë mbajtur për orë të tëra anëtarët e Komisionit të Medias me dyer të mbyllura palët, nuk kanë arritur të bien dakord për propozimet e hedhura.
 
Ndërsa u mësua po ashtu se Ylli Pata një prej kandidatëve për kreun e Bordit të Këshillit Drejtues të RTSH-së është tërhequr.
 
Në fund të mbledhjes opozita ka kërkuar seancë dëgjimore me ministren e Arsimit Lindita Nikolla për shkarkimet e drejtorëve të shkollave, konkretisht në qarkun e Elbasanit.
 
Komisioni i Medias vendosi po ashtu të thellojë bashkëpunimin me komisionin homolog të Kosovës.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)