Komisioni Elektoral në PD: Gjithçka
gati për votimin nesë

Komisioni Elektoral në PD: Gjithçka<br />gati për votimin nesë
Rreth 80 mijë anëtarë të Partisë Demokratike, votojnë nesër prej orës 8:00 deri në 19:00, në 71 degët lokale për të zgjedhur kryetarin.

Me anë të një deklarate në orët e mbrëmjes së ditës së sotme, Komisioni i Operacioneve Elektorale në Partinë Demokratike njofton se ka përfunduar procesi i shpërndarjes dhe marrjes në dorëzim të materialeve zgjedhore në 73 komisionet e ngritura në gjithë vendin, për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Materialet zgjedhore janë marrë në dorëzim nga përfaqësuesit e kandidatëve dhe drejtuesve të komisioneve.

Zgjedhja e kryetarit të PD është me parimin një anëtar një vote, dhe mbahet pas një fushate intensive qe kane kryer kandidatet Lulzim Basha dhe Eduard Selami, ne çdo dege të PD në gjithë vendin.

Votimi nesër do të zhvillohet ne 68 qendra votimi në të gjitha degët e PD.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Ka disa gjëra për të rishikuar... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Ka disa gjëra për të rishikuar... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot