Komisioni Evropian: Kosova,
ende punë për vizat
Komisioni Evropian ka prezantuar raportin e tij të dytë për progresin e Kosovës në përmbushjen e kërkesave të udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave.
Komisioni Evropian ka prezantuar raportin e tij të dytë për progresin e Kosovës në përmbushjen e kërkesave të udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave.
Në raport thuhet se Kosova ka arritur progres, por kërkohen përpjekje të mëtejshme për të fituar lëvizjen pa kufizime për qytetarët e saj.
“Autoritetet e Kosovës kanë punuar shumë dhe kanë arritur progres në disa fusha, por ato duhet të vazhdojnë të punojnë për të plotësuar mangësitë e identifikuara në këtë raport, në veçanti kur bëhet fjalë për sistemin informativ për vizat, pavarësinë e gjyqësorit dhe luftën kundër korrupsionit. Komisioni Evropian është i gatshëm t’i ndihmojë ata në përpjekjet për të pasur progres konkret”, deklaroi komisionerja për Çështjet e Brendshme, Cecilia Malmstrom.
Raporti vlerëson se Kosova ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm për të implementuar legjislacionin e saj në të gjitha fushat, por në të njëjtën kohë dokumenti zyrtar rekomandon:
rritjen e riintegrimit të qëndrueshëm të personave kthyer; përmirësimin e saktësisë së sistemit për statusin civil; avancimin e sistemit informativ për vizat; zhvillimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe krijimin e një regjistri të besueshëm për vendimet e gjykatave, të marra për rastet e krimit të organizuar dhe korrupsionit. / Top Channel
Redaksia Online
Sondazhi i ditës:
Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?
-
Më mirë
43%
-
Më keq
38.3%
-
Njësoj
18.8%
Vota total: 128
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Me njerkën e tyre', Rudina Dembacaj publikon foto me tre fëmijët e bashkëshortit të saj, Mark Frroku
2 Gusht, 22:09
-
SHBA/ Trump: Shkëmbimi i të burgosurve me Rusinë ishte një fitore e Vladimir Putin
2 Gusht, 22:08
-
Sondazhet në Shqiptarja.com/ Ndryshimet në qeveri dhe Spiropali në krye të Kuvendit, ja cili ishte mendimi i qytetarëve
2 Gusht, 21:44
-
Itali/ Qëlloi me thikë bashkëatdhetarin pas një debati, arrestohet 44-vjeçari shqiptar
2 Gusht, 21:41
-
Kërcënohet me vdekje drejtori artistik i ceremonisë hapëse të Lojërave Olimpike 2024
2 Gusht, 21:17
-
SHBA/ Zyrtarisht kandidate, Kamala Harris merr votat e nevojshme të demokratëve për të qenë përballë Trump në zgjedhjet presidenciale
2 Gusht, 21:15
-
Francë/ Kishte shkuar si turist në Francë, shqiptari kapet duke shitur kokainë! Dënohet me 8 muaj burg
2 Gusht, 21:00
-
Barcelona planifikon të ndalojë dhënien me qira të apartamenteve për turistët
2 Gusht, 20:51
-
I binte borisë pa pushim, kreu i Rrugores e qëllon me shpullë të riun në Thumanë
2 Gusht, 20:16
-
Gjirokastër/ Makina përplas këmbësorin teksa kalonte rrugën, 62- vjeçari dërgohet në spital
2 Gusht, 20:04
-
Spahiu: Ja pse Tavo do fitojë me 200 vota diferencë Himarën, kundër aleancës PD + Athinë
2 Gusht, 19:58
-
Spahiu: Pakti PS-PD për 'listat e mbyllura', qëllimisht në sezon pushimesh, që të harrohet
2 Gusht, 19:51