BRUKSEL - Komisioni Evropian ka miratuar propozimin e qeverisë së Greqisë për zbatimin e reformave ekonomike duke zgjatur kështu periudhën e ndihmës financiare këtij vendi, kanë njoftuar sot zyrtarët e Bashkimit Evropian.

Pas Komisionit Evropian propozimin e paraqitur më herët nga qeveria greke duhet ta pranojnë edhe ministrat e Financave të BE-së të cilët sot do të mbajnë konferencën telefonike. Nëse ministrat japin pëlqimin, zgjatjen e periudhës së ndihmës financiare për Greqinë duhet të miratojnë edhe disa parlamente, duke përfshirë edhe atë grek.

Jeroen Dijisselbloem, shefi i Eurogrupit i cili konsiderohet që ka merita për këtë propozim, ka shprehur optimizëm. "Mendoj se qeveria greke është shumë serioze dhe ky është hapi i parë", ka thënë ai. 

Nëse të gjitha palët japin pëlqimin e tyre, Athina deri në muajin prill do të duhet të japë detajet mbi implementimin e reformave, pastaj të kërkojë miratim përfundimtar.


Marrë nga Anadolu Agency
Redaksia Online 
(g.f/Shqiptarja.com)