'Keni ardhur për të hedhur molotov këtu', debate tek 'Sterilizimi', PD i bie tavolinave, s' i lejon të flasin! Deputetët e PS-së ikin! Vokshi: Po kërkoni ta uzurponi, përdorni gardën

Tiranë-Komisioni Hetimor për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe të Check-Up në shëndetësi, ka nisur me debate, ku nënkryetari i Komisionit Plarent Ndreca është përplasur me kryetaren e Komisionit Albana Vokshi.

Vokshi hodhi akuza se po uzurpohet komisioni dhe se garda po përdoret nga PS që të pengoi deputetët që të futen në seanca.

“Do i kërkoja kryesisë së vogël të komisionit dhe anëtarëve të mos vijojnë më provokimet. Po kërkoni të uzurponi komisionin, të minoni hetimet. Mos provokoni më gardën tek dera që nuk lejojnë deputetet e opozitës të hyjnë në Kuvend. Kush është punonjësi i gardes që nuk lejon përfaqësuesin e popullit të hyje në komision", tha ajo. 

Ndreca u shpreh se ai nuk ka asnjë kompetencë që të thërras gardën që të ndalojë deputetët që të hyjnë në seancë.

“Garda nuk është thirrur nga ne, se ku rri garda nuk na merr ne leje. Unë  nuk kam lëshuar asnjë urdhër për gardën, nuk kam asnjë kompetencë që të them se ku duhet që të rrijë garda”, tha Ndreca.

Teksa iu referua protestës së 7 tetorit të opozitës para kryeministrisë, ku u hodhën molotov, Plarent Ndreca hodhi akuza se opozita po kërkon që të hedh molotov edhe në komision. 

"E mira është që të qetësoheni sepse jeni të karikuar për luftë, keni ardhur për të vënë molotov. Nëse doni të bëni rrugaçin kjo është gjë tjetër", tha ai. 

Ndërkohë, deputetët e PD nuk e kanë lejuar Plarent Ndrecën që të vijojë fjalimin dhe kanë nisur që ti binin tavolinave me duar, ndërsa Vokshi ja ka kaluar fjalën deputetit të PD Xhelal Mziu.

Në këtë moment deputetët socialistë janë larguar nga mbledhja e komisionit. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:05
‘Doje të provoje dhunën ti, pse nuk dole dje o cub’, deputetët e opozitës nuk e lejojnë të flasë, Ndreca mbyll mbledhjen

 

Është shoqëruar me debate të forta mbledhja e sotme në Komisionin Hetimor për shërbimet publike të Sterilizimit dhe të check-up në Shëndetësi.

Pas disa minutash debate, ku Ndreca merrte fjalën dhe deputetët e PD nuk e lejonin të fliste duke i rënë tavolinave me kartonët e duke krijuar zhurmë, ai ka njoftuar se mbledhja mbyllet dhe se do të mbahet në një moment tjetër.

Pas këtij njoftimi anëtarët e PS janë larguar, ndërsa në sallë kanë mbetur ata të PD.

Pjesë nga debati:

Plarent Ndreca: Mirëseerdhet se kishit disa ditë që mungonit

Ina Zhupa: Po na përjashtove ti

Albana Vokshi: E  kishit bërë skenarin, është injorancë kjo e juaja, mos t’i drejtoheni opozitës që drejton komisionin

Plarent Ndreca: Nuk zgjidhet dhunë, o molotovi o kushtetuta

(Do ta provosh dhunën ti, pse nuk erdhe dje në protestë ti cubi), dëgjohet një deputet nga salla.

Ora 11:42
'Keni ardhur për t’i hedhur molotov Komisionit Hetimor', Vokshi përplaset me Ndrecën te 'Sterilizimi': Rrugaç, kush je ti more

 

Përplasje të forta ka pasur mes Ndrecës dhe Vokshit ditën e sotme në komisionin hetimor për “Sterilizimin”.

Kryetarja e Komisionit Albana Vokshi ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së nënkryetarit Plarent Ndreca, iku tha se në Komision nuk është vendi për të përdorur fjalor rruge.

Debatet në komision:

Plarent Ndreca: E mira është që të qetësoheni sepse jeni të karikuar për luftë, keni ardhur për të vënë molotov. Nëse doni të bëni rrugaçin kjo është gjë tjetër.

Albana Vokshi: Kujdes me fjalorin, si nuk të vjen turp, po flet më fjalor rruge.

Plarent Ndreca: Sa herë të gënjeni do t'ju themi prap.

Plarent Ndreca: Po më bënë presion, po bërë presion s'të njoh fare. Ti ti bësh presion mazhorancës s'ka shancë, më lini të flas.

Albana Vokshi: Nuk flet këtu dot me fjalor rruge.

Plarent Ndreca: Është shqipe e pastër

Albana Vokshi: Ik shko dil në rrugë, shko tregoje aty tek PS-ja këtë fjalor.

Plarent Ndreca: Më lini të flas me dhunë nuk fitoni gjë, ose jeni tek molotovi ose tek Kushtetuta, nëse keni ardhur të hidhni molotov në komision, harrojeni.

S.B/A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Linda: 08/10/2024 14:10

    Albana Vokshi gangsteren shko beje te krevati Sali plakushit se atje ku je ulur eshte prona e popullit dhe te ulesh koken e te thuash faleminderit o popull qe ma ke lejuar kete vend!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Ergys Mërtiri: Ç'na tregoi më 23 nëntor Altin Dumani?

Ergys Mërtiri: Ç'na tregoi më 23 nëntor Altin Dumani?