'Hetimori i Shëndetësisë'/ Dështon dëshmia e Beqajt, shtyhet për nesër! 9 orë debate mes PD e PS! Ish ministri-Vokshit: Më ke thënë hajdut, s'ta zgjidh dot hallin! Deputetja: Je i shkretë

TIRANË- Mbi 9 orë diskutime, por dëshmia e Ilir Beqajt në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë dështoi pas 9 orëve debat mes PD dhe PS. Më kërkesë të Plarent Ndrecës dëshmia u shty për nesër në 10:30. 

Ish-ministri i Shëndetësisë u rikhye në Kuvend me pranga në duar rreth orës 10:30 të së martës, 12 nëntor, i rrethuar nga policë, por i kujdesshëm që prangat të cilat i rrethonin duart, t’i mbulonte me xhaketë për t’i shpëtuar syrit të medias.

Ai la burgun pas 4 muajsh, i arrestuar për abuzim me fondet e Bashkimit Europian në SASPAC, për të dëshmuar në komisionin hetimor për 2 koncesionet që janë dhënë në kohën kur ai ishte ministër i Shëndetësisë, ai i check-up dhe sterilizimit.

I përgatitur me dy dosje voluminoze, Beqaj u ul para komisionit me një mosbesim të dukshëm dhe në mënyrë demonstrative, refuzoi shishen e ujit që i ishte vendosur nga shërbimet e Kuvendit dhe nxori nga çanta e tij, dy të tjera, një për të, e një për avokatin që e shoqëronte.

Një kërkesë e Ilir Beqajt për të prezantuar qëndrimet dhe deklaratën e tij përmes materialeve të përgatitura në Power Point, imazhe, audio apo video, dhe refuzimi nga ana e kryetares së komisionit Albana Vokshi solli ngërçin që e shoqëroi komisionin me debate të forta në orët në vijim.

Ilir Beqaj: 'Unë dua të informoj njerëzit se cfarë ka ndodhur. Nuk ka përkufizim ligjor kush është forma e deklaratës...' tha Beqaj.

Albana Vokshi: Po kërkoni ti jepni të drejtat më shumë se dëshmitarët e tjerë. Nuk është më i mirë se Ilir Rrapaj, Ilir Beqaj. Ilir për Ilir. Deklaratë e vetëm deklaratë e përcakton ligji. Nëse nuk doni, e nis me pyetje'

Në një moment pati replika të ashpra mes Vokshit dhe Beqajt.

Ilir Beqaj: “Jam akuzuar si hajdut nga ju Nuk jam i shkreti. Boll me epitete ndaj meje. Ta kam thënë në 2016 hallin tënd s'ta zgjidh unë.

Albana Vokshi e cila disa herë i drejtohej Beqajt me 'i shkreti' e qyqari' replikoi: Hallet e mija unë I zgjidh vetë. Hallet e tua nuk di si ti zgjidh.

Në debatin dhe replikat mes Vokshit, Beqajt, janë përfshirë dhe deputetët socialistë të cilët thanë se një procedurë e tillë është e pranueshme dhe në gjykatë e nuk ka pse të mos pranohet në komision. 

Albana Vokshi: E kuptoj sikletin. S'e nuk e shpëton dot. Doni të bëni konferencë shkencore

Plarent Ndreca: E ke kthyer këtë komision në akuzator. Diskursi yt është helmues.

Debatet u ashpërsuan deri në ofendime për një çështje e cila nuk mori zgjidhje. A duhet ta lejonin Ilir Beqjan të realizonte për herë të parë mbrojtjen e tij publike përmes materialeve audiovizive? Apo duhet t’i qëndronte një deklarate të thjeshtë siç parashikon ligji?

As pas disa ndërprerjesh radhazi në 9 orë diskutime, palët nuk e gjetën gjuhën për mënyrën se si do të dëshmonte Ilir Beqaj. Opozita akuzoi mazhorancën për skenar në mënyrë që të pamundësohej marrja në pyetje e ish-Ministrit të Shëndetësisë.

Albana Vokshi: Është skenar se nuk duan që Ilir Beqaj të flasë. Jemi dakordësuar gjithmonë, hera e vetme që nuk dakordësohemi është sot se ka një mal me zullume ky njeri mbi supe. Ne po ofrojmë të hyjë, boll e lartë të mbyllur.

Plarent Ndreca: Unë skam planifikuar asgjë, skam lidhje me këtë gjë. S’kam asnjë skenar dhe as nuk ja kam idenë. Ajo që po të them është që pyetjet përgjigje nuk ti kemi vënë në diskutim.

Plarent Ndreca: Ca frike ke nga power point

Albana Vokshi: Të fillojë ta lexojë si deklaratë.

Pushimet e gjata për të qartësuar qëndrimet nuk bënë punë dhe palët u rikthyen sërish me akuza ndaj njëri tjetrit.

Plarent Ndreca: Je bolshevike, ke formim bolshevik

Albana Vokshi: Ti je vjen nga partia komuniste, unë vi nga PD.

Plarent Ndreca: Ti mund te vish nga PD, po aty ka bolshevik, dhe një nga ato je ti.  Je kthyer në drejtuese hitlerjane që do ti imponohesh komisionit. Do të bësh hetimi gestapoje. S’ke për t’iu imponuar vullnetit të shumicës. Jemi të vendosur që Beqaj të flasë të vërtetën që ai mendon. Ti ke frikë nga power point i tij.

Orët e gjata në debat duket se i lodhën dhe dakordësinë e gjetën vetëm për një gjë, shtyrjen e seancës për të mërkurën në orën 10:30. Sekretaria do t'i drejtohet që sot me një kërkesë Drejtorisë së Burgjeve për të marrë lejen për të pyetur Beqajn ditën e nesërme. 

Ndiqni lajmet në zhvillim...

    Rendit zhvillimet sipas orarit:
    Ora 19:26
    PD dhe PS nuk gjejnë konsensus te Hetimori i Shëndetësisë, shtyhet për nesër dëshmia e Ilir Beqajt

    1731426802_komisionihetimorpershendetesine.jpg

    PD dhe PS nuk arritën konsensusin në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë për dëshminë e ish-ministrit Ilir Beqaj. Me kërkesë të nënkryetarit socialist, Plarent Ndreca mbledhja u shty për nesër në orën 10:30.

    Opozita nuk ishte dakord që Beqaj të prezantonte me power point, ndërsa akuzoi PS se ishte një skenar për të penguar dëshminë e tij.

    Ora 19:19
    Hetimori i Shëndetësisë/ 9 orë debat për dëshminë e Beqajt, Vokshi: Po e bllokon PS

    1731435815_vokshi.jpg

    Në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë vijojnë prej 9 orësh debatet për dëshminë e Ilir Beqajt, të cilin opozita nuk e lejon që të prezantojë me power point. Kryetarja Albana Vokshi thotë se është përpjekje e PS për të penguar dëshminë e Beqajt.

    “PS po bllokon dëshminë e Beqajt dhe duke na mohuar edhe në të drejtën për të bërë pyetjet. Kjo kërkesë që ka ardhur nuk ka as formë ligjore. Nënkryetarin e keni edhe avokat dhe duhet ta kuptonte që kjo s’ka vlerë ligjore, kërkesë e bërë datën e djeshme, s’ka bashkëngjitur as prokurën dhe as nuk është protokolluar. Kemi 10 orë që merremi me një kërkesë që nuk ka ardhur as në mënyrë të ligjshme. Kjo bëhet për të penguar Vilma Nushin dhe Edi Ramën”, tha Vokshi.

    Ora 18:12
    ‘Drejtuese hitlerjane’, Ndreca debat të ashpër me Vokshin: Ti njeh vetëm Berishën, gjithë shqiptarët i pështyn! Deputetja e PD: Vjen nga partia komuniste

     

    Debate të ashpra mes Albana Vokshit dhe Plarent Ndrecës në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë, ku ende diskutohet mënyra e prezantimit të ish-ministrit Ilir Beqaj. Devati agravoi mes Vokshit dhe Ndrecës, të cilët filluan të hedhin akuza ndaj njëri-tjetrit.

    Vokshi thotë se ky është një skenar i PS që Beqaj të mos flasë, e nga ana tjetër Ndreca e pyet se përse ka frikë nga power point i Beqajt.

    Bolshevike e quajti Ndreca kryetaren Albana Vokshi që sipas tij është kthyer në një drejtuese hitlerjane që kërkon t’i imponohet shumicës.

    Vokshi i tha Ndrecës se vjen nga partia komuniste. Ndërkohë deputeti i PS i tha se nuk njeh askënd përveç Berishës dhe gjithë shqiptarët e tjerë i pështyn.

    Pjesë nga debati

    Albana Vokshi: Është skenar se nuk duan që Ilir Beqaj të flasë. Jemi dakordësuar gjithmonë, hera e vetme që nuk dakordësohemi është sot se ka një mal me zullume ky njeri mbi supe. Ne po ofrojmë të hyjë, boll e lartë të mbyllur.

    Plarent Ndreca: Ca frike ke nga power point

    Albana Vokshi: Të fillojë ta lexojë si deklaratë.

    Plarent Ndreca: Ti vetëm power point ke problem, apo thua ta deklarojë.

    Albana Vokshi: Uroj të fitosh ca pikë dhe të shpëtosh ca halle të tua që ky komision nuk ti zgjidh dot ca halle personale

    Plarent Ndreca: Lërini këto intimidime se s’të ecin. Skam asnjë hall.

    Albana Vokshi: Ke një mal me halle dhe ca tjera që po të vijnë.

    Plarent Ndreca: Je bolshevike, ke formim bolshevik

    Albana Vokshi: Ti je vjen nga partia komuniste, unë vi nga PD.

    Plarent Ndreca: Ti mund te vish nga PD, po aty ka bolshevik, dhe një nga ato je ti.  Je kthyer në drejtuese hitlerjane që do ti imponohesh komisionit. Do të bësh hetimi gestapoje. S’ke për t’iu imponuar vullnetit të shumicës. Jemi të vendosur që Beqaj të flasë të vërtetën që ai mendon. Ti ke frikë nga poëer point i tij.

    Albana Vokshi: Zoti i pandehur mbarove. Ik bëj një kapele dhe hajde. Mos ma ngri zërin.

    Plarent Ndreca: Pse mos ta ngre zërin, kush je ti. As s’të njoh fare, as të llogaris fare.

    Albana Vokshi: Jam kryetare. 5 minuta pushim të qetësohet.

    Plarent Ndreca: Fjalën mos ma ndërprit. Dhunë ndaj mazhorancës nuk ushtron dot. Nuk i imponohesh dot mazhorancës.

    Plarent Ndreca: Ti njeh vetëm Berishën, ti nuk njeh asnjë shqiptar, të gjithë tjerët i pështyn, ke gjithë ditën që pështyn një qytetar të padënuar, të pafajshëm, që kushtetua e konsideron të pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë. Do ta kthesh në politikë.

    Ora 17:23
    Dëshmia e Beqajt, Vokshi: Lëreni gjynahun me pranga të flasë! Metaj ironi: Hiqja non gratën ‘power point’-it, mos ta shtojmë listën e zezë në Shqipëri

     

    Vijojnë debatet në Komisionin Hetimor për dëshminë e ish-ministrit Ilir Beqaj. Opozita kërkon dëshminë pa poëer point, ndërkohë PS kërkon që Beqaj të vijojë dëshminë me prezantimin që ka përgatitur.

    Vokshi tha me ironi “lëreni gjynahun me pranga të dëshmojë”, ndërkohë po me ironi iu përgjigj deputeti i PS, Ilir Beqaj. “T’ia heqim non grata powr point-it, mos t’i shtojmë non gratat në Shqipëri”, tha Metaj.

    Albana Vokshi: Do e lini gjynahun që e sollët me pranga të flasë, t’u përgjigjet ca pyetjeve. Shoë-in e mbaruat.

    Ilir Metaj: T’ia heqim non grata powr point-it, mos t’i shtojmë non gratat në Shqipëri.

    Albana Vokshi: Lëreni të flasë, mos e merrni në qafë. Të na e dorëzojë prezantimin, bashkë me foto dhe video. Nuk është as më i favorizuar, as mbi ligjin.

    Ora 16:53
    Debate te ‘Hetimori’, Vokshi-Ndrecës: Me avokatin e Beqajt përgatite skenar për të penguar dëshminë, prezantimin me power point bëjeni në Surrel! Deputeti i PS: Keni axhendë të paracaktuar

     

    Në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë vijojnë debatet për mënyrën se si do të dëshmojë Ilir Beqaj. Albana Vokshi akuzon PS se kanë përgatitur skenar që të mos dëshmojë dhe se nuk duan të lejojnë seancën pyetje përgjigje.

    Madje hodhi akuza ndaj Ndrecës se bashkë me avokatin e Beqajt (që mbron edhe Ndrecën) kishin përgatitur skenarin me prezantim power point që mos të dëshmojë Beqaj.

    Ndreca hodhi poshtë akuzat duke thënë se s’ka një skenar të tillë, por akuzon demokratët se ata kanë një plan për të vijuar axhendën siç e duan.

    Pjesë nga debati

    Petrit Vasili: Komisioni Hetimor nuk është work shop. Gjatë pyetje dhe përgjigjeve shumë gjëra mund të hidhen dritë edhe në këndvështrimin që ka dëshmitari. Kjo këmbëngulje e kotë e pakuptimtë.  

    Albana Vokshi: Meqë siç e përmendi Vasili pjesa më e rëndësishme e komisionit është marrja në pyetje, propozoj të vijë dëshmitari të fillojë me pyetjet. Të na e vërë në dispozicion, ta kemi parasysh prezantimin e zotit Beqaj. Nëse keni dëshirë që ky komision të vijojë me pyetje, nuk shoh arsye të keni rezerva.

    Plarent Ndreca: Nuk është propozim i ri, e bëre në Kryesi dhe nuk ramë dakord. Nuk vëmë në diskutim seancën pyetje përgjigje.

    Albana Vokshi: Atë po ndaloni ju. Ky është skenari që ke përgatitur.

    Plarent Ndreca: Unë skam planifikuar asgjë, skam lidhje me këtë gjë. S’kam asnjë skenar dhe as nuk ja kam idenë. Ajo që po të them është që pyetjet përgjigje nuk ti kemi vënë në diskutim.

    Albana Vokshi: Ligji e thotë deklaratë jo prezantim. Ta bëjë te burgu, gjykata ose në Surrel. Këtu jo.

    Plarent Ndreca: Pse ndërpret, pse ke frikë. E di që je gabim, je duke thyer ligjin, Ju e keni një plan, ju e doni brenda kornizave që keni ju. Ligji thotë deklaratë e kontekstualizuar. Këtë ligjin e shpikni ju. Është abuzim se doni të shkoni drejt një axhendë që e keni paracaktuar.

    Albana Vokshi: Kishe përgatitur ti me avokatin, që jo rastësisht është edhe i joti edhe i Beqajt, kishit përgatitur këtë skenar. Do ta lini shtetasin Ilir Beqaj që të vijë dhe tu përgjigjet pyetjeve.

    Edmond Spaho: Qëndrimi juaj është i qartë dhe tani e kuptojë pse s’doni që të vijë as Vilma Nushi dhe as Rama që të dëshmojë. Për Check Up ka parregullësi të mëdha, vazhdonte merrte pagesën për analiza të pa kryera, ka marr 8 milionë euro të qytetarëve shqiptar, i ka marr Vilma Nushi dhe ju s’doni që ne të pyesim Vilma Nushin dhe Edi Ramën. Me një shkresë ministrie e keni zgjatur edhe një vit e gjysmë Check Up dhe tani po kërkoni që ta rinovoni edhe për 10 vite të tjera. Doja ta pyesja Beqajn si ka mundësi që aksionerët i kanë dhënë 40 për qind të aksioneve. Ato aksionet nuk i ka vetëm ai, ai ka pjesën e miut sepse pjesën e luanit e ka dikush tjetër. Po ku qenkan këta investitor që të japin 40 për qind. Ju nuk keni dashur që ky komision të funksionojë që nga fillimi.

    Ora 16:37
    Nis Hetimori i Shëndetësisë, Vokshi akuza PS: E sollët Beqajn me pranga në duar për të bërë show, skenar për të mos e lejuar të dëshmojë

     

    Ka nisur sërish Komisioni Hetimor për Shëndetësinë. Kryetarja Albana Vokshi hodhi akuza ndaj socialistëve se po bëjnë show dhe kanë pasur skenar të përgatitur për të penguar dëshminë e ish-ministrit Ilir Beqaj.

    “Është krejt e lexueshme lëvizja juaj, e nxorët me pranga me duar vetëm për të bërë show ndërkohë që ju nuk doni ta vijoni, nuk doni të merrni dëshminë, doni të fshini vjedhjet. S’doni të lëmë kohë të thirret Vilma Nushi e Edi Rama. Kjo është skenar i përgatitur, mendova se s’do arrinit deri aty sa ta sillnit me pranga në duar, të bënit show. E keni futur në ngërç, nuk u intereson zbardhja e kësaj, u intereson të fshihni pagesat për analiza të pakryera, për sete që duhet të kushtonin 4 euro dhe kushtojnë 400 euro. Dua t’u bëj thirrje lëreni të bëjë deklaratën paraprake, të na vërë në dispozicion prezantimin që Beqaj ka, të bëjë deklaratë kontenstuale dhe koncize që unë të vijoj me pyetjet e mia.

    Deklaratë jo prezantim, nuk është më i mirë se të tjerët. Lejojeni të bëjë deklaratën paraprake dhe të vijojmë me pyetje. Nëse ju i keni vënë qëllim vetes të mos e lejoni është tjetër gjë. I kam thënë lexoje”, tha Vokshi.

    Ora 15:28
    'Lëreni atë të shkretin të flas', Beqaj i kthehet Vokshit: A ka mundësi të mos e përdorësh më atë fjalë?! 'Po si të të them, gjynah?

    1731421784_komisionihetimorsterilizimi.JPG

    Vijojnë debatet tek Komisioni Hetimor për Sterilizimin teksa për momentin është një pushim i shkurtër. Ende nuk ka filluar dëshmia e Ilir Beqaj sepse ka ngecur diskutimi nëse duhet të përdori në deklaratën e tij poëer point si ndihmës me foto dhe video, gjë e refuzuar nga Albana Vokshi dhe opozita.

    Kryetarja Vokshi pati dhe një debat me nënkryetarin socialist Plarent Ndreca,  me këtë të fundit që e quajti Vokshin si bolshevike. Ndërsa kjo e fundit tha ta lëmë atë të shkretin (Beqajn) të flasë.

    Ndreca: Gjykata Kushtetuese thotë, e drejta e pamohueshme, Kuvendi në ligj duhet të përcaktojë rastet specifike kur përjashtohen provat me vendim po ashtu. Vendimi i ndërmjetëm.

    Vokshi: Siç ke lexuar ligjet kur ke qenë sekretar i përgjithshëm, ashtu bën edhe tani.

    Ndreca: Ja bolshevikja. Filloi.

    Vokshi: Ti vjen nga familje bolshevike.

    Ndreca: Unë vij nga Oroshi i Mirditës. Vetëm me komunizmin s’ka të bëjë. Vij nga një zonë ku 80% janë të persekutuar. Mos i futemi kësaj historie. Të përmenda GJK. Tregon pafuqinë tënde argumentuese.

    Vokshi: Ju mendoni 2009 jashtë objektit.

    Ndreca: Meqë u more me familjen.

    Vokshi: Nuk u mora fare.

    Ndreca: Tregoja gjyshërve tuaj.

    Vokshi: Nuk jemi këtu për të dëgjua familjen tënde.

    Ndreca: E përmende. Unë të thashë bolshevike. Meqë përmende familjen time.

    Vokshi: Nuk e përmenda fare. Ti e përmende 100 herë dhe nuk e vazhdova.

    Ndreca: Familjen ta përdora vetëm 1 sekondë kur të thasë merru me punët e familjes tënde.

    Vokshi: Zoti Beqaj do e bëjë atë deklaratë. Edhe po ta bëjë CV nuk e ndihmon. Lëre të shkretin. Jam përgatitur për 1000 pyetje. Këto nuk kanë pyetje. Nuk kanë dashur komision. A mund ti futemi pyetjeve. Më vjen keq për atë të shkretin që e keqpërdorni.

    Beqaj: A ka mundësi të mos e përdorësh më atë fjalën i shkreti?

    Vokshi: Si të të them më. Të them gjynah.

    Beqaj: Asgjë mos thuaj. Nuk ta zgjidh dot hallin unë.

    Ora 14:52
    'Ke dalë jashtë kontrollit', Ndreca-Vokshit: Zonja bolshevike, ti njeh vetëm Sali Berishën

     

    Albana Vokshi dhe Plarent Ndreca debatuan ashpër në komisionin hetimor për sterilizimin teksa deputeti socialist e quajti 'bolsehvike' kryetaren e komisionit. 

    Vokshi: Të shohim si do të lëshojë dhe ty si këtë.

    Ndreca: Nuk intimidohem unë. Boleshvimzat i kemi parë para 30 vjetëve, vetëm ekspozono veten se jeni bolshevikë.

    Vokshi: Ka mundësi të përfundosh

    Ndreca: Komision pa respektuar të drejtat elementare të qytetarëve të Shqipërisë. Ti ske të drejtë morale të flasësh për askënd. Boll me këto bolshevizma se e ke bërë baltë. Nuk ke argument dhe përdor intimidime për ti heq të drejtën anëtarëve të Kuvendit se e kemi fituar në 90.

    Shko bashkoju kryetarit atje tek padia. Ballë më keni. Me të drejtën time nuk më intimidoni dot. Ti je një bolshevike dhe nuk më intimidon. Ke 6 muaj që përmend dhe intimidon emra.

    Vokshi: Ke marrë në qafë njerëz.

    Ndreca: I kam të regjistruara dhe do japësh llogari për këto.

    Vokshi: Kë kërcënon ti mo?

    Ndreca: E the ti.

    Vokshi: I ati Edi Ramës ka firmosur për varjen e një poeti, kaq thashë.

    Ndreca: Nuk ma hiqni dot të drejtën e fjalës me këto intimidime.

    Vokshi: Ti nuk duhet të ishe fare këtu mo, je në akuzë për vjedhje. Po skemi ç’ti bëjmë atij kryeministri,

    Ndreca: Po je e zonja hajde shihemi në gjykatë.

    Vokshi: Po merr kohën e zotit Beqaj me u justifikuar për akuzat e veta.

    Ndreca: Mos u merr me akuzat e mia, jam 20 vjet në profesion.  Zonja bolshevike atë aty e kam kolegë para se të jetë avokat. Ti je bolshevike. Zonja bolshevike mos u merr me njërëzit se po bën punën e tij, por ti njeh vetëm Sali Berishën.

    Vokshi: Ke dalë jashtë kontrollit.

    Ndreca: Zonja bolshevike mos u merr me njerëzit.

    Vokshi: Qetësohu Plarent Ndreca! Merre avokatin të të mbroj. Nuk qenke mirë. Të të këshilloj. Po i merr minutat klientit tjetër.

    Ndreca: Merru me familjen tënde mos u merr me mua. Kam profesionalizmin tim dhe i dal vetë ballë.

    Vokshi: Dole jashtë kontrollit.

    Ndreca: Po bllokon komisionin dhe po e kthen në pikën zero. Nuk lëvizim këtu pa marrë vendimin.

    Ora 14:45
    Beqaj: Keni 7-8 muaj që më akuzoni si hajdut! Vokshi: Unë kam 10 vite! Ish-ministri kërkon edhe një herë ta bëjë deklaratën me Power Point

     

    Ish ministri Beqaj kërkoi edhe një herë ta bëjë deklaratën me power point. Dhe për këtë kërkoi sipas ligjit shtoi ai që komisioni të marrë vendim. Por kjo nuk u pranua nga kryetarja Vokshi.

    Beqaj: 7-8 muaj më keni akuzuar për hajdutë.

    Vokshi: Kam 10 vjet jo 7 muaj. SPAK ka 7 muaj.

    Beqaj:Sot filloni të merreni jam pak i mençur, gjys i mençur, jam për tu përgjigjur. Ligji më njeh të drejtën e një deklarate të kontekstualizuar. Dua ta ilustroj me mjete. Ju nuk e dini çfarë kam bërë. Nuk e dini pa e parë.

    Për të patur mundësinë për deklaratën e kontekstualizuar. Fillojnë më herët këto ngjarje që në 2009. Kur një ministër e bleu centralin dhe e la në qese. Në bazë të nenit 2 pika 7, thotë vendim i ndërmjetëm është vendim i marrë në çdo fazë të hetimit, të pyetjes së dëshmitarëve.

    Vokshi: E ka rrëzuar gjykata Kushtetuese. A  do flasësh për të drejtat e tua apo të drejtat e komisionit.

    Beqaj: Bëmë një kërkesë. Ka një nen më poshtë që tregon si merret ky vendim. Më jepni një vendim për kërkesën, vendimin e merrni ju. Këtë që lexova. Një deklaratë që dua ta ilustroj me foto dhe video.

    Vokshi: Do bëni deklaratën? Nëse nuk e bëni do filloj me pyetjet. Zoti Beqaj do e bëni deklaratën?

    Beqaj: Do ta bëjmë deklaratën siç do më mundësoni. Fillimisht kam bërë një kërkesë.

    Vokshi: Nuk e lejon ligji. Po humbni kohë kot.

    Beqaj: E kam lexuar ligji dhe nuk i jep të drejtë kryetarit të marrë një vendim të ndërmjetëm.

    Vokshi: Ja ka lënë Gjykata Kushtetuese këtë vendim të ndërmjetëm pakicës.

    Ora 14:08
    Deputeti socialist ironizon opozitën: Sapo shpallët non-grata Power Point! Ju shkon gjuha ku dhemb dhëmbi

     

    Deputeti socialist bëri ironi me opozitën dhe kryetaren e komisionit hetimor të Sterilizimit për moslejimin e dëshmitarit Ilir Beqaj të përdor Poëer point në deklaratën e tij.

    Metaj thotë se opozita sapo shpalli non garat dhe power pointin. 

    'Ju sapo shpallët non grata power point. Ju shkon gjuha ku dhemb dhëmbi. Po unë do isha për ti dhënë fund kësaj rruge pa fund', tha Metaj.

    Ora 13:49
    Plarent Ndreca shpërthen tek 'Sterilizimi': Keni 6 muaj që shtyni Komisionin dhe tani nuk lini të flas Beqajn! Po fyeni rëndë të drejtat kushtetuese të individëve

    Në komisionin hetimor për Sterilizimin teksa pritej të dëshmonte ish ministri Ilir Beqaj, u zhvillua një debat mes mazhorancës dhe opozitës. Plarent Ndreca shpërtheu ndaj Vokshit dhe opozitës pasi sipas tij kanë 6 muaj që shtynë komisionin dhe tani që ka ardhur ish-ministri nuk e lë të flasi. 

    Ndreca: Keni 6 muaj që e keni shtyrë. Ju po e ndërprisni fjalën keni 6 muaj dhe nuk po i lini fjalën. Kam thënë nga dita e parë, proces kushtetues. Mos ti lësh të drejtën për të folur zotërisë në fjalë. Jo i themi do dëshmosh sipas kufizimeve që ne caktojmë, fyerje e rëndë e së drejtës kushtetuese e çdo individi në republikën e Shqipërisë.

    Vokshi: Ta dëgjojmë pra, ti nuk po e lë. Doni zoti Beqaj ta bëni deklaratën sipas kodit të procedurës dhe na lini në dispozicion çdo foto. Prezantim propagandistikë bëjeni në gjykatë. Doni të bëni deklaratën paraprake? Po e merrni në qafë dhe ai s’po e kupton. Do bëni deklaratën apo të vazhdojmë me pyetjen?

    Spaho: Debat i panevojshëm. Ligji e ka përcaktua qartë si do veprojmë. Ne nuk akuzojmë, dëshmitari nuk ka pse mbrohet. Për pikëpyetjet që kemi ne, dëshmitari duhet të na jap përgjigje.

    Ora 13:36
    Beqaj-Vokshit: Bëra një kërkesë të flasi avokati! Ju nuk e latë! Nuk heq dorë nga kërkesa për prezantim me Power Point

     

    Albana Vokshi nuk lejon që Ilir Beqaj të bëjë deklaratën e tij me poëer point në komisionin hetimor të Sterilizimit. Për materialet Vokshi thotë tja japë në administrim komisionit.

    Beqaj: Bëra një kërkesë të flasë avokati. Ju nuk e latë. Ndërkohë pashë dje që latë avokatin e zotit Rrapaj të flasë. Deklarata thuhet deklaratë e kontekstualizuar.

    Vokshi: Nëse doni të bëni deklaratë apo  doni të vazhdoni me pyetjet. Ose bëni deklaratën dhe vijojmë. Ç’më duhen mua, mi jepni dhe i administrojmë ne. Jepini fjalën avokatit për të shpjeguar kërkesën proceduriale.

    Ose vijojmë me pyetjet dhe ju hiqet e drejta e deklaratës.

    Ora 13:30
    Vokshi: Edi Rama e ka hedhur Beqajn dhe nuk po e lë as këtu të bëjë deklaratën! Deputetja socialiste: Edi Ramës po i bëni reklamë

     

    Albana Vokshi dhe deputetët socialistë vijuan debatin lidhur me kërkesën e Beqajt për ta bërë deklaratën me power point. Vokshi tha se Beqajn e ka hedhur Edi Rama dhe nuk po e lënë të bëjë as këtu deklaratën.

    Vokshi: Edi Rama e ka hedhur dhe nuk po e lë as këtu të bëjë deklaratën. Dhe ju po e dëmtoni. Nuk i vlen.

    Spahiu: Nuk përdorni dot Edi Ramën. Edi Ramës i keni bëtë vetëm reklamë. Sot në mëngjes me atë që bëtë 2 orë i bëtë reklamë Edi Ramës. Edi Rama është në Kombet e Bashkuara dhe nënshkruan deklarata bashkëpunimi. Të hedhim në votim kërkesën që ka bërë dëshmitari për të prezantuar me fjalë dhe video punën e bërë në të dy koncesionet.

    Historia nuk mbaron as me Ilir Beqajn as me Albanën. Historia rrotullohet. Do e hedhësh propozimin me votë?

    Vokshi: Jo moj jo.

    Ora 13:18
    Beqaj nuk tërhiqet nga Power Point, Vokshi i heq fjalën! Deputetja socialiste Spahiu: Dëshmitari ka të drejtë kushtetuese

    Vijon ende debati tek Komisionin hetimor për Sterilizimin lidhur me kërkesën e Ilir Beqajt për të bërë deklaratën e tij shoqëruar me Poëer Point, kërkesë e refuzuar nga opozita dhe kryetarja Albana Vokshi. Beqaj nuk ka hequr dorë nga kjo kërkesë, ndërsa deputetja socialiste Klodjana Spahiu tha se dëshmitari ka kërkesë kushtetuese. 

    Beqaj: Thashë dua të flas avokati.

    Vokshi: Këtu nuk kemi ftuar avokat. Kemi ftuar shtetasin Ilir Beqaj. Avokati është për t’ju mbrojtur ju që të mos gaboheni.

    Beqaj: Nuk tërhiqem, kemi bërë kërkesë proceduriale.

    Vokshi: Jo nuk ju lejohet.

    Spahiu: Dëshmitari është në të drejtën e tij që ti paraqisi me fjalë, me fotografi me video. Ne vazhdojmë e sorollatim njëri tjetrin. Nëse ju nuk  keni frikë nga e vërteta. Të vazhdojmë siç e garanton kushtetuta. Do ju lexoj nenin 34 të rregullores.

    Ora 13:11
    Elda Hoti i drejtohet Beqajt: Faleminderit që rrëzuat mitin e shokut tuaj se nuk ka hajdut 2 metra

     

    Deputetja Elda Hoti e nisi me ironi fjalën e saj në Komisionin për Sterilizimin teksa në sallë kishte ardhur Ilir Beqaj për të dëshmuar.

    Hoti iu drejtua Beqaj duke thënë: Faleminderit që rrëzuat mitin e shokut tuaj se nuk ka hajdut 2 metra.

    Duke iu referuar thënieve të Ramës për Beqajn vite më parë se nuk ka hajdut 2 metra. Më tej lidhur me kërkesën e Beqajt për të përdorur poëer point në deklaratën e tij në komision ajo vijoi:

    Propagandën vijojeni tek selia e Partisë Socialiste dhe jo tek Kuvendi i Shqipërisë.

    Ora 12:36
    Hyri në sallë për dëshminë, ish-ministri Beqaj heq shishen e Kuvendit dhe nxjerr nga çanta shishen me ujë që kishte me vete

     

    Teksa hyri në sallën e komisionit të sterilizimit, ish ministri Beqaj para se të ulej nxori një shishe ujë nga çanta e tij dhe e zëvendësoi me shishen që ish vënë në dispozicion nga Kuvendi në tavolinë.

    Ish ministri i ardhur nga burgu për të dëshmuar, shtyu mënjanë shishen me ujë të Kuvendit dhe vendosi përpara shishen që kishte marrë me vete.

    Ora 12:30
    Debat tek 'Sterilizimi', Beqaj kërkoi power point, Vokshi refuzoi! Ndreca: Dëshmitari do ta bëjë kërkesën siç do ai! Kush je ti që heq të drejtën?!

     

    Debate të ashpra në Komisionin hetimor për sterilizimin mes mazhorancës dhe opozitës. Beqaj kërkoi ti jepej mundësia për të bërë deklaratën me poëer point, kërkesë e refuzuar nga kryetarja Albana Vokshi. Por me këtë refuzim nuk ishte dakord mazhoranca që tha se po i hiqej e drejta dëshmitarit.

    Vokshi: Këtu power point nuk lejohet e ka kërkuar dhe ish zv.kryeministri. Nuk është e drejtë ligjore, nuk është lejuar. Sikurse është vepruar në komisionet e tjera hetimore do veprohet.

    Ndreca: A më lejoni të flas.

    Vokshi: Ju nuk njihni vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

    Ndreca: Je gjithë kohës duke ndërhyrë dhe duke bërë batuta pa thelb.

    Kërkesa e zotit Beqaj është e avokatit të tij. Je shumë larg të kuptuarit të avokatisë. Qëllimi juaj nuk është të merresh me thelbin por me individët. Nuk i imponoheni shumicës në këtë komision. Dëshmitari ka të drejtë ta bëjë kërkesën siç do ai. Heqja e së drejtës për të folur është shkelje e ligjit. Kush je ti? Ne vendosim.

    Vokshi: Nuk vendosni ju. Ska vendim ju. Zoti Beqaj do e bëni atë deklaratën, do e lexoni, nuk vihet me power point këtu. Nuk ka poëer point këtu. Nuk jemi konferencë këtu. Është komision hetimor.

    Spaho: Këtu është për t’iu përgjigjur pyetjeve.

    Ora 12:19
    Beqaj kërkon të bëjë dëshminë me Power Point, refuzohet nga Vokshi

     

    Ish ministri Ilir Beqaj kërkoi në nisje të dëshmisë së tij që deklaratën ta bëjë me anë të poëer poin me ilustrim. Por kjo nuk është pranuar nga kryetarja e komisionit Albana Vokshi

    Beqaj: Në bazë të ligjit në statusin juridik ligji përcakton kur ju merrni lejen për dëshminë gjykata ju jep dhe një kornizë. Dua të di nëse ka ndonjë kornizë nga gjykata.

    Vokshi: GJK Ka përcaktuar që hetim parlamentar nuk ka ndonjë mbi vendosje për hetimin ndaj një dëshmitari. Sikurse kemi vepruar me dëshmitarët e tjerë duke ju siguaruar për të gjithë hapat me konsensusin e deputetëve të këtij komisioni, ju ftoj të vazhdojmë me deklaratën.

    Ndreca: Nuk kemi kufizim të ardhur nga SPAK, nuk është shoqëruar me ndonjë kufizim të caktuar për këtë çështje.

    Beqaj: Nga deputetët iniciues shpesh është thënë për të të informuar publikun. Edhe unë dua të në një prezantim me zë figurë numra atë çka kemi përgatitur.

    Vokshi: Ju lexova të drejtat që jep ligji. Kodi i procedurës penale sikurse me çdo dëshmitar tjetër ka patur, brenda të drejtave që ligji përcakton, pa humbur kohë do doja të kalojmë te deklaratë e kontekstualizuar paraprake dhe sa më konçize. Është një dëshmi që e kemi kërkuar dhe pyetjet janë të shumta.

    Ora 12:10
    Beqaj del para Komisionit hetimor për 'Sterilizimin', nis dëshminë

     

    Ilir Beqaj ka hyrë në komisionin hetimor të Sterilizimit ku do të dëshmojë përpara anëtarëve të mazhorancës dhe opozitës.

    Beqaj mbërriti në Kuvend sot nga ambjentet e burgut në praninë e forcave të sigurisë.

    Ish ministri është i shoqëruar në komision edhe nga avokati i tij.

    Ora 11:52
    'Prapanicë dhe Noc Rroku', Ilir Metaj dhe Korreshi fyejnë njëri-tjetrin tek 'Sterilizimi'! Vokshi deputetit socialist: Nuk të përmendi emrin, qetësohu

    Tensione dhe debate ka pasur sot në komisionin hetimor për sterilizimin teksa pritej të jepej dëshmia e ish ministrit Ilir Beqaj. Fillimisht ka qenë deputet demokrat Korreshi që me humor kërkoi që Rama të vijë në komision të dëshmojë duk thënë se nëse nuk vjen të thotë që nuk ja mban ‘prapanica’.

    Më tej ishte deputeti socialist Ilir Metaj që i ktheu përgjigje Korreshit duke i thënë se ka zbritur në nivelin e prapanicës.

    Korreshi u kundërpërgjigj se herë tjetër do flasi me Noc Rrokun. Kryetarja Vokshi nuk donte ti jepte më fjalën Ilir Metajt për replikë duke i thënë se Korreshi nuk ja përmendi emrin por përmendi emrin e Noc Rrokut. Këtu situata u agravua dhe komisioni u ndërpre më pas për pak pushim.

    Vokshi: I thashë cilin emër  përmendet dhe më thotë që nuk kam përmendur emrin e zotit Metaj.

    Ndreca: Ilir një sekondë.

    Vokshi: As rolin që të kanë dhënë nuk e bën dot. A ka mundësi ti thoni të qetësohet? Sot nuk e merrni më fjalën

    Metaj: Do ta shihni.

    Vokshi: Do ta shohim

    Ndreca: Nëse do ta prishni fjalën..

    Vokshi: Thoni zotërisë të mos bëjë zhurmuesin.

    Ndreca: O Ilir

    Ora 11:46
    Debate te 'Sterilizimi'/ 'Ça të duket vetja ty?!' - Vokshi i mbyll mikrofonin, deputeti i PS: E ke personale! Morët një javë pushim turistik në SHBA

    Komisioni hetimor i Shëndetësisë vijoi edhe sot debate ndërsa pritet të merret dëshmia e ish ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj. Deputeti i PS-së, Ilir Metaj ka kërkuar fjalën, por kryetarja e komisionit Albana Vokshi i ka mbyllur mikrofonin dhe nuk e ka lejuar të flasë.

    Pas këmbënguljes së kolegëve të Metaj, Vokshi ka thënë se do ia japë fjalën kur të ketë radhën, duke i kaluar radhën deputetit të PS, Ilir Pendavinji.

    Nga ana tjetër, nënkryetari socialist, Plarent Ndreca ndërhyri duke u shprehur se Vokshi e ka marrë personale ndaj Metajt. 

    Shkak është se opozita kërkon që të zgjatet afati i komisionit ndërkohë që maxhoranca është kundër. 

    Replikat

    Ilir Metaj: Nuk kemi faj ne kur ju djegni karriget!

    Albana Vokshi: Mos më ndërprit. Nuk e ke nivelin. ……. Deklaratat shko bëji në Surrel. Për mandatet shko fol në Surrel a tek PS. Aman!

    Ilir Metaj: Nëse nuk mësoni nga gabimet skemi faj ne. Morët një javë pushim turistik në SHBA se kishit axhendë personale.

    Albana Vokshi: Po gënjen.

    Ilir Metaj: A ishit në Amerikë një javë. A kishit agjendë personale. Nuk vajtët për komisionin

    ....

    Vokshi: Fjala merret për procedurë. Kur të vijë radha do ia jap për procedurë. Do ia jap pastaj fjalën. Z. Pendavinji e doni fjalën apo t’ia kaloj z. Vasili. Po ashtu jam spikere.

    Metaj: Ça të duket vetja ty?

    Ndreca: E ke personale.

    Vokshi: Kur të vijë radha do e marrësh fjalën. Nuk e kam personale. Vetëm me atë s’mund ta kem personale. Me çdo tjetër mund ta kem, vetëm me atë jo.

    Ilir Metaj: Nëse doni si fitohen zgjedhjet apo standardet europiane rama mund ta marrë parasysh kërkesën tuaj. Bëni kërkesë me shkrim e ju bën një seminar me ju

    …………

    Saimir Korreshi: Na mori malli të shohim me sy aman. Vetëm hajde o Skënderbe! Hajde Skënderbe të të shohim. Le të vijnë të dy, Vilma Nushi e Kryeministri të dy bashkë.

    Ilir Pendavinji: Ç’farë lidhje ka zoti Rama këtu. Është pa lidhje me procedurat e këtyre dy koncesioneve

    Ora 11:29
    Vokshi kërkon shtyrje pa afat të 'Sterilizimit': Dëshmitarët duke ditur afatin shtrohen në spital ose marrin raporte fallco! Petro Koçi: Perla e ditës 'kryetarja mbi palët'

     

    Opozita vijon të kërkojë shtyrjen e komisionit hetimor të Sterilizimit. Deputetja Ina Zhupa u shpreh se është kërkuar data 15 dhjetor si data finale e punimeve të komisionit, pasi sipas saj 14 nëntori nuk mund të jetë data finale sipas mazhorancës.

    Kryetarja Vokshi thotë më tej se ky komision mund të jetë dhe pa afat pasi duhet të dëshmojnë ata dëshmitarë që ata thërrasin. Sakaq, deputeti socialist Petro Koçi ironizoi atë që u tha më herët në Komision se kryetarja Albana Vokshi është mbi palët aty. 

    Zhupa: Raporti do duhet të diskutohet në këtë komision dhe pastaj të çohet në seancën plenare. E keni shtyrë dy herë, një herë kur nuk ishte opozita dhe një herë kur shkuat të shikonit kampionatin.

    Na thoni një datë, ndoshta data 15 dhjetor është propozimi jonë.

    Vokshi: Kemi protokolluar kërkesën për thirrjen e Edi Ramës në komision dhe thirrjen e Vilma Nushit. Shpresoj që mazhoranca të rreshtohet në kahun e duhur të historisë që të bëhet transparencë për dy koncesionet më abuzive. Kemi kërkuar nga konferenca e kryetarëve për shtyrje të komisionit, shtyrje pa afat derisa të ezaurohet lista e dëshmitarëve. Dëshmitarët duke ditur një afat shtrohen në spital, marrin raporte fallco.

    Koçi: Perla e ditës deklarata që kryetarja e komisionit ishte mbi palët. Pas çdo diskutimi të deputetëve socialistë ndërhyn kryetarja dhe i jep fjalën një anëtari të opozitës. Kryeperla ishte ajo që ish ministri Beqaj nuk është dëshmitari kryesor për këtë proces. Kjo rrëzon me dhjetëra deklarata me thirrje kundër korrupsionit derisa Beqaj nuk ishte marrë në arrest. Ky komisioni nisi me agjendë partiake dhe mbeti procesi i tillë pavarësisht përpjekjeve të mazhorancës për ta futur në hulli ligjorë. Vlerësoj në mënyrë të sinqertë zoti Ndreca. Kërkoi kalimin nga proces partiak në proces ligjor.

    Ora 11:16
    Pritet të dëshmojë tek 'Sterilizimi', Beqaj në korridoret e Kuvendit

     

    Ish ministri Ilir Beqaj pritet të dëshmojë në Komisionin e ‘Sterilizimit’.

    Ndërkohë është bërë publike një video ku Beqaj duket në korridoret e Kuvendit teksa ecën pa prangat në duar. Ish ministri po pret momentin kur do të paraqitet përpara komisionit për të dëshmuar lidhur me koncesionin e sterilizimit.

    Më herët ai erdhi në mëngjes nga ambjentet e burgut i shoqëruar nga forcat e policisë me pranga në duar.

    Ora 10:44
    Komisioni Hetimor i Shëndetësisë mbaron afati të enjten, Opozita këmbëngul tek dëshmia e Edi Ramës e Vilma Nushit! Të shyjmë afatin, PS kundër

     

    Komisioni hetimor i shëndetësisë nisi sërish me debat.

    Opozita kërkon zgjatjen e afatit për komisionin hetimor për shërbimet publike të sterilizimit dhe të check-up në shëndetësi  por PS është kundër.

    Plarent Ndreca: “Nuk ka vend për ta shtyrë më. E kemi shtyrë një herë 4 muaj e një herë 2 javë. Kemi thirrur shumë dëshmitarë. Sot kemi dëshmitarin kryesor, Ilir Beqaj, që më shumë se kushdo tjetër do të japë dëshmi lidhur me procedurën që kemi si objekt i komisionit

    Albana Vokshi:  Të vijë Fani e të mos vijë Vilma Nushi që është përfituese, e vetëm divident ka fituar 1.5 mln euro

    Edi Rama lëshoi dhe Ilir Beqajn, hajdutin dymetrosh. E të vetmin që po mbron është Vilma Nushi. Dëshmitë e Vilma Nushit dhe Edi Ramës janë kyçe. 

    Edmond Spaho: Nuk na imponoheni dot me dëshmitarët. Pse doni që ajo të mos vijë të pyetet? Përse të mos pyetet kryeministe? Ky komision nuk duhet të mbyllet pa pyetur dëshmitarët që kemi kërkuar që në fillim të punës. Na përjashtuat 40 ditë. 2 javë e ndërpretë se donit të shikonit kombëtare. Hajde ta shtyjmë afatin. 

     

    Ora 10:28
    VIDEO/ Pritet të dëshmojë para Komisionit të 'Sterilizimit', Ilir Beqaj mbërrin nga burgu në Kuvend! I shoqëruar nga efektivët, mbulon prangat në duar me xhaketë

    Ish ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj sapo ka mbërritur në Kuvendin e Shqipërisë ku pritet të dëshmojë në Komisionin hetimor parlamentar për koncesionin e Sterilizimit.

    Beqaj erdhi në Kuvend nga ambjentet e burgut i shoqëruar nga forca policie.

    Ish ministri i prangosur kishte vënë një xhaketë tek duart që të mos shiheshin prangat teksa efektivët e shoqëronin nga furgoni i policisë në hyrjen e Kuvendit.

    Pas pak Beqaj do dëshmojë para komisionit siç bëri dje biznesmeni Ilir Rrapaj edhe ai i ardhur nga burgu për disa orë në komision.

    S.G/r.k./Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    Komente

    • arber: 13/11/2024 10:59

      Ndoshta e vetmi rast qe Albana Vokshi pavaresisht qe eshte nje skorie berishiane dhe e shpifur ka te drejte te torturoje nje hajdut me emer ilir beqja. cfare fatkeqesie qe Hamitit i doli nje hajdut e mban mbiemrin e tij. Ky eshte i paskrupullt/. Ne burg te gjithe edhe EdiRama + Berisha Meta dhe te tjere dhe konfiskohen pasurite dhe ti jepen te semureve te Onkologjiku dhe tjereve qe enden neper spitale me ngjyra por pa ilace dhe mjeke

      Përgjigju
    • Real: 12/11/2024 22:05

      Saimir Tahiri atehere kur kanabizoi shqiperine dhe bashkepunoi me bandat nxirrte grafike me ngjyra. Rama per pensionet e leshit grafike me ngjyra. Beqja super hajduti me foto me ngjyra. E urrej Vokshin por shume te drejte kishte kete here.

      Përgjigju
    • Genti: 12/11/2024 19:16

      I vetmi deputet qe u shpreh qarte dhe hapur per kete ceshtje ishte Ilir Metaj nga Vlora qe e meriton dhe nje mandat tjeter sepse mbeshtetet fort nga Vlonjatet

      Përgjigju
    • Drejtsi popullore. Spak usa: 12/11/2024 17:26

      Te gjithe ne burg e para drejtsi se me te majte e djathte , keta pushta qe vodhen ne emer te popullit e te qeverise nje vend me mepak se 2 milion njeres do ishte rregullu me koh.

      Përgjigju
    • Romeo: 12/11/2024 14:28

      Po lëreni mor dreqi ta hajë të bëjë prezantimin powerpoint...po lëre merr m*t

      Përgjigju
    • cnn: 12/11/2024 14:10

      PLARENT HAJDUTI,,,KY SHKERDHATE NUK DUHET TE JETE NE ATE KOMISION,,,KERKON QE TE LIHET TE FLASE HAJDUTI 2 METRA QE VODHI 300 MILION EURO ME KONCESIONET....

      Përgjigju
    • Hama Timua: 12/11/2024 13:48

      Albana vokshi thithlopa e partis wc pd ēshtē kryehajdute, e hajdutja gērthet hajduti, hajduti kapeni kapeni. O pik e zez.

      Përgjigju
      • @Partia: 12/11/2024 17:04

        Kush èshtè "opozitè" mo aman? Vokshi opozitè? Saliu, hajduti vrasès? Apo gjithè ajo bandè keqbèrèsish qè ka vjedhur dhe robtuar kètè vènd sa herè pati mundèsinè? E keqja e madhe pèr kètè popull,,,,èshtè pikèrisht fakti qè aktualisht skena politike NUK KA OPOZITÈ. Kur flasin Mulèt dhe Bardhèt, Tabakèt dhe Boçèt,,,shqiptarèt ndjejnè NEVERI. Bèni sikur nuk kuptoni apo nuk mbushni vèrtetè?

      • Partia: 12/11/2024 16:20

        Nga fajin e ka saliu, ne fajin e ka opozita.

    • Gjergj: 12/11/2024 12:28

      2 shkodranè, ranè nè njè pusetè tè ujèrave tè zeza, deri nè qafè, nè MU.. Njèri prej tè dyve, me mundim e ngriti krahun e djathtè lart, dhe i nevrikosur i ra me pèllèmbè sipèrfaqes sè lèngshme ashtu plot fekale. "KADALE MAJ TA MARRSHA SE NA STÈRPIKE" i tha ai tjetri. Puseta PD-PS, mbushur me fekale, luan KOMISION PARLAMENTAR. Kujdes se mos stèrpikeni more Vokshèr e Ndrecèr.!!!

      Përgjigju
    • xXx: 12/11/2024 12:16

      Po ate restorantin qe ka ky ne "Lungomare" te Vlores,e di SPAK-u?

      Përgjigju
    • Tonio: 12/11/2024 11:59

      KTO KOMISIONE BËKAN NJË PUNË.... I NXJERIN KTO ISH MINISTRA ME PRANGA DUKE I TËRHEQUR SI LEGENA.... GJË QË DO I KUJTOHET FËMJVE TË TYRE KUR TI HARXHOJNË LEKËT E POPULLIT ....

      Përgjigju
    • Lezha: 12/11/2024 11:29

      Ardjan dajti dhurata uruci dhe ilir beqja kan vjedh krejt spitalin e shkodres

      Përgjigju
      • Coli: 12/11/2024 21:19

        Pse ka spital Shkodra ?!

    • Art3b: 12/11/2024 11:17

      Kjo xhaketa qe mbulon prangat cfare kuptimi ka?!!!

      Përgjigju
      • xXx: 12/11/2024 13:10

        Tregon çfare lloj serioziteti ka ky tipi...

    • Liri: 12/11/2024 11:13

      Ashtë e normalshe që Petrit Vasili ti boj pyetje Beqajt që vetë Vasili nuk ka lënë gjo pa vjedhur kur ishte Ministër Shëndetësir?

      Përgjigju
      • Gjoja shqipetar: 12/11/2024 14:16

        Pyete ndrecen qe I kushtoi nje kapele polici 500 eu o analfabet

    • Alb: 12/11/2024 11:12

      Shtet i kalbure perj korrupsonite. LAVDI PPSH

      Përgjigju
    • Kasem gahinji: 12/11/2024 11:06

      Nese di gje qe Ilir Keqja ka vjedhur,shko vullnetarisht dhe deshmi ne komisioni e deshtimit te Albana Vokshit.Po i shoku i Albanes a ka perfiruar the nga Albania? Thone se ka nje kompani nafta.Lende strategjine kjo nafta,apo jo.Si e perfitim Albania? Ha la trashegim Bije Vokshi gje?

      Përgjigju
    • Erik: 12/11/2024 10:43

      Thone shume qe kur vjedh mjaft, ia vlen te besh ca vite burg per ato leke, por jam i sigurte qe Beqes nuk i hyjne ne sy ato leke sot kur vjen si legen i prangosur, per te dhene llogari para ish kolegeve te tij. Po ta kthente kohen pas, do tregohej me i kujdesshem me makuterine e tij.

      Përgjigju
    • Sondazhi i ditës:
      2 Dhjetor, 20:45

      Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?



    ×

    Lajmi i fundit

    Buxheti 2025/ Dash Sula para Kuvendit me pankartë për ndryshimin e listës së çmimeve (VIDEO)

    Buxheti 2025/ Dash Sula para Kuvendit me pankartë për ndryshimin e listës së çmimeve (VIDEO)