Komisioni hetimor: Më
13 shkurt raporti për Spahiun

Komisioni hetimor: Më<br />13 shkurt raporti për Spahiun
TIRANE-Komisioni parlamentar hetimor për shkarkimin e zv/kryetarit të KLD-së, Kreshnik Spahiu, në mbledhjen e thirrur të mërkurën, caktoi 13 shkurtin si datën e miratimit të raportit përfundimtar.

"Pasi mblodhëm shumicën e materialeve hetimore komisioni do të konkludojë me miratimin më 13 shkurt të raportit përfundimtar, ku do të paraqiten qëndrimet rreth veprimtarisë së zv/kryetarit të KLD-së Spahiu, objekt i hetimit parlamentar. Pas miratimit, raporti do t'i përcillet seancës plenare të Kuvendit", u shpreh kryetari i komisionit, Enkelejd Alibeaj.

Ai theksoi, se ndonëse është kërkuar informacion nga KLD lidhur me objektin hetimor të komisionit, ende nuk ka asnjë përgjigje nga ky institucion.
Alibeaj i dha një afat të dytë drejtuesit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Spahiu për t'u paraqitur të premten (10 shkurt) në seancë dëgjimore para komisionit parlamentar. "Për të qënë strikt ne ramë dakord t'i çojmë një tjetër shkresë Spahiut, që në mbledhjen e ditës së premte (ora 10:00) ai të mund të paraqitet në komision. Ky i fundit ka detyrimin ligjor të dëgjojë opinionin e zyrtarit të KLD-së lidhur me objektin e hetimit parlamentar", tha kryetari.

Komisioni hetimor, ku nuk merr pjesë opozita, u ngrit me vendim të Kuvendit për shkarkimin e zv/kryetarit të KLD-së, Kreshnik Spahiu. Ky i fundit akuzohet nga maxhoranca për devijim nga funksioni kushtetues duke u angazhuar në politikë, si dhe abuzim me detyrën me largime afatgjata.
(sg/atsh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Elisa Spiropali flet si kryetare e Kuvendit, mesazh opozitës: ​​​​Nuk do më keni përballë por në krah, do jem vullnetmirë

Elisa Spiropali flet si kryetare e Kuvendit, mesazh opozitës: ​​​​Nuk do më keni përballë por në krah, do jem vullnetmirë