Komisioni hetimor për IMSI Catcher
në fokus të tij sjellja e institucioneve

Komisioni hetimor për IMSI Catcher<br />në fokus të tij sjellja e institucioneve
Komisioni hetimor për kontrollin e pajisjes përgjuese IMSI Catcher i cili do të drejtohet nga demokrati Flamur Noka dhe me nënkryetar socialistin Pjerin Ndreu, pritet të nisë nga puna javën e ardhshme.
 
Burime për Report Tv bëjnë me dije se objektin e punës së këtij komisioni hetimor do të jetë i fokusuar në katër çështje.
 
Sipas të dhënave bëhet e ditur se punën e tij ky komision do ta fokusojë, së pari në kontrollin e zbatimit të legjislacionit në fuqi për hyrjen, administrimin dhe përdorimin e pajisjes përgjuese “IMSI Catcher”; Së dyti njohjen dhe verifikimin e mënyrës së përdorimit të saj dhe lëvizjes së kryer nga kjo pajisje dhe mjetit ku ajo ndodhej; Së treti njohjen me dokumentacionin e plotë ligjor për përdorimin e saj, dhe veprimtarinë e kryer me pajisjen “IMSI Catcher”, për të konkluduar në realizimin apo jo të përgjimeve të paligjshme nëpërmjet saj. Së katërti komisioni ka si objekt kontrollin e sjelljes dhe veprimeve konkrete të autoriteteve të përfshira në këtë ngjarje, në raport me nevojën e zbardhjes së këtij skandali.
 
Me sa duket çështja më e debatueshme e punës së komisionit hetimor , do të jetë pika e katërt e objektit të punës që ka të bëjë pikërisht me veprimet e autoriteteve të përfshira në këtë ngjarje.
 
Mësohet se pas nisjes së punës ky komision, parashikohet të kërkojë që në kuadër të procesi të hetimit të thërrasë në seancë dëgjimore drejtuese të institucioneve të rëndësishme të përfshira në debatin publik për këtë çështje.
 
Pjesë e komisionit të kërkuar nga opozita për hetimin e kësaj ngjarje, do të jenë deputetët e maxhorancës Pjerin Ndreu, Pirro Lutaj, Paulin Sterkaj, Xhemal Qefalia dhe Luan Rama nga LSI.
 
Ndërkaq mësohet se nga opozita e cila drejton komisionin por është pakicë në të, do të jenë Flamur Noka, Alban Zeneli, Asllan Dogjani, Keltis Kruja.
 
Një ditë më parë mazhoranca vendosi të pranojë ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar të drejtuar nga opozita, për të kontrolluar nëse pajisja përgjuese IMSI Catcher është përdorur për përgjime të paligjshme në territorin e Shqipërisë.
 
Kuvendi votoi me të gjitha votat e pranishme ngritjen e këtij komisioni, pasi opozita pretendon se janë kryer përgjime të paligjshme nga Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit.
 
Ky komision pritet te të ketë një mandat 6 mujor të veprimtarisë së tij.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI