Shkarkimi i Metës, Komisioni hetimor shtyn afatin, pret 'Venecian'

Shkarkimi i Metës, Komisioni hetimor shtyn afatin, pret 'Venecian'

Ilir Meta në Komisionin Hetimor

TIRANË-  Komisioni Hetimor për kreun e shtetit Ilir Meta i cili do të mbyllej me datë 8 tetor, do t'i kërkojë Kuvendit zgjatje të afatit të punimeve. Kjo për shkak se në 12 tetor Komisioni i Venecias do të sjellë në Kuvend një raport mbi kreun e shtetit Ilir Meta. Ky raport do të përmbajë përgjigje teknike për 8 pyetjet e ngritura nga Komisioni Hetimor për Metën.

Opinioni i Venecias do të ndikojë më pas në vendimin që Komisioni Hetimor do të marrë lidhur me kreun e shtetit, nëse do t'i kërkojë apo jo Kuvendit, shkarkimin e tij.

Kjo është mbledhja e parë e komisionit pas seancës së fundit, kur presidenti Meta u paraqit në Komision si i pandehur ku tha se anulimi i menjëhershëm i 30 qershorit pa u konsultuar më parë me asnjë forcë politike, erdhi pas informacioneve që ai mori nga institucione të rëndësishme të sigurisë, se në protestën antiqeveritare të opozitës më 8 qershor do të digjej Kuvendi.

Ndërkohë që ditën e djeshme presidenca publikoi në faqen e saj zyrtare edhe raportin 55-faqësh, që Meta do të përdorë për t'u mbrojtur para Venecias në datë 11 tetor, pikërisht kur ky komision të vendosë edhe me opinionin final mbi këtë çështje.

Kreu i shtetit Ilir Meta ka deklaruar se nëse Komisioni i Venecias do ta shpallë fajtor, do të tërhiqet nga posti i tij.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • daja: 17/09/2019 14:02

    Aman ate foton me macen o president se e kam fiksim,nje foto me Qim Peken e Bes Kallakun se ta ngrene vleren, si president je nje deshtim total nje neveri e gjalle.

    Përgjigju
  • Populli: 17/09/2019 13:57

    Shkarkojeni kete capacul president,vlen vetem si dordolec per te trembur laraskat,ky intrigant krejt i pavlere nuk duhet te qendroje as 24 ore ne ato zyra.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë