Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati në një deklaratë jashtë ambienteve të Kuvendit, ka folur për komisionin hetimor të serverit të tatimeve, ku ka thënë se opozita dje nuk ishte e pranishme dhe se ajo po i shmanget kështu axhendës politike, duke nënkuptuar Reformën në Drejtësi.

Bushati ka shtuar se, opozita me bojkotet e saj vijon që të kërkojë hetim nga ky komision në një kohë kur Prokuroria e ka mbyllur çështjen dhe po e kthen atë në një komedi.

Opozita kërkoi komision hetimor, nuk erdhi. Opozita e bojkotoi punimet. Komisionet hetimore po degjenerojnë në komedi opozitare. Opozita nuk u shfaq në komisionin hetimor për serverat e tatimeve. Opozita nuk po mbyll komisionin që është mbledhur për herë të tretë. Komedia opozitare vijon ndonëse prokuroria e ka mbyllur hetimin, dëshmitarët kanë folur dhe kjo tregon se, PD po i shmanget axhendës parlamentare. Kërkon ti shmanget axhendës për reformën në drejtësi” tha Bushati.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)