Komisioni hetimor publikon sot
raportin për Kreshnik Spahiun

Komisioni hetimor publikon sot<br />raportin për Kreshnik Spahiun
TIRANE-Komisioni Hetimor pritet të publikojë sot raportin lidhur me detyrën e ish nënkryetarit të KLD-së Kreshnik Spahiu. Komisioni pritet ti kërkojë parlamentit shkarkimin e Spahiut, ndonëse ky i fundit dha dorëheqjen e parevokueshme pak ditë më parë, për tju përkushtuar Aleancës Kuq e Zi. Dorëheqja u bë temë debati edhe në mbledhjen e fundit të KLD-së.
 
Ndërkohë që të shtunën kreu i lëvizjes Aleanca Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, nga qyteti i Durrësit sulmoi ashpër kryeministrin Berisha, duke thënë se PD ka për tu katandisur në një minorancë.

"Berisha na ka quajtur atavistë dhe kallogjerë, por unë kam një mesazh për partickën e Berishës: I nderuar "kallogjer", në partickën tënde do të mbeteni në minorancë”, u shpreh të shtunën Spahiu.

Sipas Spahiut, Aleancës Kuq e Zi së shpejti do i bashkohen 1 milion shqiptarë. Spahiu lajmëroi se AK në muajin maj do të jetë muaji i Kuvendit Kombëtar.

"Aleanca Kuq e Zi është një lëvizje mbarëkombëtare dhe mbarëpopullore. Është lëvizje Kuq e Zi që nuk ka lidhje me partickën e vogël të Berishës. Muaji maj është muaji i Kuvendit Kombëtar, por nuk ka sallë të na mbajë neve sepse nuk jemi particka bolshevike e Berishës. Kuvendi i AK do të mbahet në stadiumin kuq e zi të Tiranës, ndërsa ti qëndron me partinë tënde bolshevike në pallatin e kongreseve, në pallatin e Ramiz Alisë dhe diktatorëve. Ne nuk jemi as të kuq e as te zinj, por jemi Aleanca Kuq e Zi. Kartën e kësaj aleance po e marrin 1 milion shqiptarë”, deklaroi Spahiu.
sg/ah/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar