Komisioni hetimor: Raporti më
15 shkurt; Spahiu: Nuk e njoh

Komisioni hetimor: Raporti më<br />15 shkurt; Spahiu: Nuk e njoh
TIRANË – Më 15 shkurt komisioni hetimor kuvendor do të ketë gati raportin për shkarkimin nga detyra të zëvendëskryetarit të KLD-së, Kreshnik Spahiu. Në mbledhjen e dytë që pa konstituimit, komisioni, ku bën pjesë vetëm mazhoranca ka vijuar verifikimin e pretendimeve të deputetëve të PD-së, për shkarkimin e Spahiut.
Kryetari Enkelejd Alibeaj prezantoi planin e veprimit për hetimin, duke theksuar se puna do të përqëndrohet në verifikimin e fakteve që lidhen me devijimin e punës së Spahiut nga institucioni i KLD-së.
“Marrja me politikë përbën shkelje flagrante të detyrës. Nga marsi 2011, Spahiu ka zhvilluar 43 tubime me Aleancën Kuq e Zi. Në këtë lëvizje ai ka shprehur qëndrimin e tij. ”, deklaroi Alibeaj.
Sipas tij, Kreshnik Spahiu ka kryer devijim nga funksionet Kushtetuese duke u angazhuar politikisht. Alibeaj tha se Spahiu ka abuzuar me detyrat dhe ka kryer largime nga detyra në kohë afatgjatë. Alibeaj zbuloi se tanimë janë mbledhur fakte nga mediat dhe nga faqet në internet dhe rezulton se nga marsi 2011 deri në janar 2012 Spahiu ka zhvilluar 43 takime por asnjë në funksion të KLD-së dhe detyrës së tij. Duke konstatuar rënie në rendimentin e këtij institucioni, Alibeaj tha se Spahiu ka dërguar edhe letra diplomatike drejt Kosovës dhe Greqisë por asnjë prej tyre nuk kishte në thelb drejtësinë. Alibeaj insistoi se anëtarët e KLD-së sipas ligjit duhet të jenë të pavarur por plani i hetimit sipas tij do të realizohet brenda datës 9 shkurt. Në planin e hetimit përfshihen hetime të dokumentacionit të KLD-së dhe pamjet nga mediat ashtu sikurse edhe ekspertiza financiare dhe deklaratat e Kreshnik Spahiut në komision.



SPAHIU:NUK E NJOH
Ndërkohë që Spahiu deklaroi se nuk e njeh komisionin hetimor të ngritur në mënyrë antikushtetuese për hetimin e tij. "Nuk e njoh këtë komision. Ai është ngritur në mënyrë antikushtetuese, si zyrtar i një shteti do respektoj parimet Kushtetuese. Komisioni në fjalë nuk është legjitim, por është ngritur në procedura jo Kushtetuese. Kuvendit të Shqipërisë i lejohet të ngrejë komisione hetimore brenda kornizës Kushtetuese, por pa u përfshirë në interpretimin që i bëhet komisioneve hetimore. Nëse për shkarkimin e prokurorit parashikohet në Kushtetutë që procedura hetimore të jetë nga Parlamenti, për anëtarin e KLD-së e vendos vetë institucioni", tha mbrëmë Spahiu. Gjatë intervistës në emisionin "5 pyetje nga Babaramo", nënkryetari i KLD-së, solli në vëmendje të njëjtën situatë të ndodhur para 6 vitesh, ku kryeministri Berisha kërkonte shkarkimin e 2 anëtarëve të KLD-së dhe një gjë të tillë ia kërkoi KLD-së dhe institucioni vlerësoi se kërkesa nuk ishte e vlefshme, pasi atyre nuk i kishte mbaruar mandati.

Kryetari i komisionit Enkelejd Alibeaj ka bërë të ditur se Spahiu është vënë në dijeni me anë të një shkrese zyrtare, ku dhe i është kërkuar që të vendos vetë për një ditë kur do të paraqitet në komision për të dhënë version e tij. Ndërkohë deputetët e opozitës nuk morën pjesë në mbledhjen e kaluar të komisionit parlamentar për hetimin e Kreshnik Spahiut me arsyetimin se është një nismë jo kushtetuese.

(aq/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset