Komisioni për Verifikimin e Bllokimit të Sistemeve Elektronike Tatimore vendosi mbylljen e hetimit dhe përcaktoi një afat 2-javor për të përgatitur raportin përfundimtar. Kreu i komisionit, Arben Ristani u shpreh se: “Veprimtarinë e grupit të auditimit tek Drejtoria e Tatimeve e ka hetuar edhe prokuroria dhe ka një dokumentacion të plotë të mbledhur nga ky komision për të gjithë dëshmitarët e pyetur. Mendoj se edhe për shkak të zgjatjeve të herë pas hershme të këtij sesioni parlamentar,nëse heqim dorë nga pyetja e dëshmitarëve të mbetur, nuk besoj se cenojmë cilësinë e hetimit të komisionit sepse ata janë pyetur dhe i kemi të administruara në dosje”,- u shpreh Ristani.
/Shqiptarja.com








