TIRANE- Komisioni Hetimor do të shqyrtojë një për një CV-të e çdo polici të emëruar dhe të shkarkuar që prej 9 shtatorit të vitit 2013.
Në datë 25 shkurt, komisioni i ka dërguar letër Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe Ministrit të Brendshëm ku i kërkon emra, CV dhe dosje personale të efektivëve të përfshirë nga lëvizjet gjatë kësaj periudhe. Brenda 7 ditësh, dokumentacioni voluminoz prej rreth 17 mijë faqesh material, do të nisë të shqyrtohet gradualisht.
Mbi këtë pikë dhe anëtarët e mazhorancës kanë qenë dakord me kryetarin Ristani. Por situata u tensionua, kur ky i fundit, kërkoi praninë e Drejtorit të Policisë Çipa, për të sqaruar shkarkimet në radhët e teknicienëve në policinë e shtetit. Shkarkime që sipas tij shkaktuan bumin e shpërthimeve me tritol. “Kemi 13 kërkesa për dokumentacionin që duhet paraqitur nga drejtori i Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme. Do t'i kërkojmë drejtorit të Policisë së Shtetit, nëse i ka menduar efektet kur ka bërë ndryshimet në polici? Zëvendësimet në Policinë e Shtetit kanë shkëputur lidhjet me informatorët”, -tha Ristani.
Por kjo gjë solli edhe largimin e opozitës nga salla e Komisionit, i cili u përfshi nga debate të ashpra ndërmjet PS-së dhe PD-së. Arben Ristani akuzoi sekretaren e Komisionit Hetimor, Ermonle Felaj se po bën rolin e zhurmueses dhe po pengon zhvillimin e punimeve. Ndërsa deputeti Blendi Klosi, theksoi që ditën e sotme të zhvillohet seanca e radhës e komisionit.
Shkrimi u publikua sot (04.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com