Komisioni i dekriminalizimit "çelet" 
me shtyrje, mbledhja më 14 shtato

Komisioni i dekriminalizimit "çelet" <br />me shtyrje, mbledhja më 14 shtato
TIRANE - Opozita nuk dëshiron të humbasë kohë për procedimin parlamentar të amendamenteve të saj për dekriminalizimin, ndërsa mazhoranca kërkon më shumë kohë për shqyrtimin drafteve të sjella në komisionin e posaçëm nga demokratët.

Kjo ishte arsyeja që ditën e djeshme, PS nuk u paraqit në këtë komision, duke kërkuar shtyrjen e saj, për të analizuar propozimet. Kryetari i  këtij komisioni, Oerd Bylykbashi, e cilësoi këtë kërkesë si një tentativë për të zvarritur procesin, teksa njoftoi mbledhjen e komisionit të hënën.

“Është e qartë se z.Rama nuk i shpëton dot kësaj taktike të përcaktuar që është vonesa dhe taktika për të zvarritur procesin e dekriminalizimit. Nuk ka rëndësi nëse e lexon z.Rama apo jo, e rëndësishme është që ky proces duhet të vazhdojë përpara pa asnjë vonesë. Me gjithë taktikat vonuese dhe zvarritëse e ka sjellë deri këtu, por nuk ka më asnjë shans për ta vonuar më tutje, dhe në tryezat e Kuvendit është një projektligj konkret i cili bën një zgjidhje të plotë të problemit të kriminalizimit që ky kryeministër i ka bërë parlamentit dhe institucioneve të tjera,” -tha Bylykbashi.

Ai ftoi mazhorancën që të japë konsensusin e saj me votë për miratimin e këtij drafti të opozitës.

“Nëpërmjet këtij projektligji dhe ndryshimeve kushtetuese që i hapin rrugën atij, ne i japim zgjidhje të plotë dhe z.Rama është i ftuar që përtej çdo mungese vullneti të bashkojë votat dhe të bëjmë një ligj që do të hyjë në fuqi shpejt, do të zbatohet shpejt dhe me efikasitet, dhe kriminelët në parlamentin shqiptar të lënë mandatet e tyre dhe në të ardhmen askush të mos guxojë që ta bëjë përsëri”,-tha Bylykbashi. Ai shtoi se opozita nuk do të tërhiqet nga asnjë detaj i amendamentit të saj.

Unë nuk besoj se kemi vendosur gjëra të tepërta në këtë projektligj. Unë besoj se janë të gjitha çështje dhe zgjidhje përkatëse që i interesojnë opinionit publik. Të mos ketë kriminelë dhe persona të padenjë në parlament dhe në politikë. Nëse do të ketë probleme dhe halle të PS-së, le t’i bëjë publike. Ne do ti diskutojmë. Ato gjëra që do të çojnë në pamundësi për dekriminalizim, nuk pranohen në asnjë rast. Projektligji është propozuar formalisht por në substancën e tij ky ligj do të diskutohet nga e hëna ku do të thirret komisioni i Dekriminalizimit. Për të diskutuar në substancë dhe në detaje ne jemi të hapur për të diskutuar çdo zgjidhje strukturore të asaj substance, me kushtin që ligjin ta bëjmë më të mirë e më të fortë. Ndërkohë, nuk do të pranojmë asnjë lloj vonese dhe nuk ka negocim”,- u shpreh Bylykbashi. 

Te enjten Konferenca e Kryetarëve futi dekriminalizimin në kalendarin 3-mujor të punimeve të Kuvendit, ndërkohë që opozita kërkonte që kjo nismë të votohej brenda Shtatorit

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Artisti italian krijon portret gjigand të Kamala Harris në tokë

Artisti italian krijon portret gjigand të Kamala Harris në tokë