Komisioni i "drejtësisë", pagat e gjyqtarëve rriten deri në 150 mijë lekë
Komisioni i Reformës në drejtësi diskutoi sot për organizimin e Gjyqësorit dhe ligjin për statusin e gjyqtarit dhe prokurorit. . Në përfundim të mbledhjes, deputetja Vasilika Hysi tha se me miratimin e këtyre ligjeve, nuk do të ketë më prokurorë dhe gjyqtarë të korruptuar dhe të pandershëm. VIDEO
gjyqtarëve rriten deri në 150 mijë lekë&via=shqiptarjacom
&url=https://shqiptarja.com/index.php/lajm/komisioni-i-drejtesise-pagat-e-br-gjyqtareve-rriten-deri-ne-150-mije-leke" target="_blank" class="twitter-share-button" data-size="small">
Tweet
150 deri ne 166% është rritja që do të pësojnë pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve pas hyrjes në fuqi të reformës në drejtësi. Pra paga bazë e tyre pa përfitimet nga vjetërsia e punës, kategoria e gjykatës dhe statusi i individit do të variojë nga 135-150 mijë lekë.
Kjo rritje page si dhe bonuse të tjera për studimin e fëmijëve, banesa, trajtimi me kredi, sigurimi i jetës dhe shpërblime, parashikohen në ligjin për statusin e gjyqtarit dhe prokurorit që komisioni i reformës në drejtësi po përgatit dhe do të votohet së bashku me paketën e ndryshimeve kushtetuese në kuvend.
Në përfundim të mbledhjes, deputetja Vasilika Hysi tha se me miratimin e këtyre ligjeve, nuk do të ketë më prokurorë dhe gjyqtarë të korruptuar dhe të pandershëm.
“Diskutimi sot ka qenë prezantim i nismës. U shqyrtua statusi i prokuroreve dhe gjyqtareve. Ky ligj është për ata gjyqtarë dhe prokurorë të ndershëm që do ti qëndrojnë sistemit të drejtësisë. Ata që do të kalojnë procesin e rivlerësimit, do të kenë një sërë garancish të cilat do ta bëjnë pozicionin e tyre që ata të jenë gjyqtarë dhe prokurorë profesioniste që nuk mund të ndikohen nga politika apo grupet kriminale"- deklaroi Hysi.
Por para se të votohet në kuvend brenda korrikut për këtë ligj duhet të japë pëlqimin dhe qeveria, pasi fatura financiare është shumë e lartë. Një ligj tjetër për gjyqësorin që po shqyrtohet paralelisht tek Komisioni i Reformës parashikon hapjen e minigjykatave në zonat me pak popullsi.
Për shkak se deputetëve të maxhorancë iu desh të lëviznin nga mbledhja për shkak të angazhimeve të tjera, komisioni i reformës nuk mundi të bënte asnjë votim, përfshirë këtu dhe të atyre neneve të mbetura nga ligji i Gjykatës Kushtetuese të mbartura nga mbledhja e kaluar.