Komisioni i Ekonomisë
miraton kredinë për KESH

Komisioni i Ekonomisë<br />miraton kredinë për KESH
TIRANE- Komisioni Parlamentar i Ekonomisë dhe Financave miratoi aktin normativ të qeverisë, që lejon Koorporatën Elektroenergjetike Shqiptare të marrë një kredi prej 4.5 miliardë lekë. Nevoja për huamarrje vjen në një kohë, kur stina e vjeshtës ka qenë e thatë dhe KESH-it i duhet të importojë me çmime shumë të larta energjinë nga tregjet e huaja.

Opozita votoi kundër pasi sipas tyre marrja e kredisë nuk e zgjidh situatën financiare të KESH.

Akti normativ ka të bëjë me situatën e vështirë energjetike, me të cilën po përballet Koorporata Energjetike Shqiptare, ku ministria e Financave propozon lëshimin e letër-garancisë së qeverisë, për lëvrimin e një fondi të caktuar në favor të KESH-it.

Akti normativ për marrjen e kësaj kredie erdhi si kërkesë nga ana e KESH dhe u miratua pak ditë më parë në mbledhjen e qeverisë, me qëllim paraprirjen e një situate problematike të mungesës së energjisë.

Komisioni për Ekonominë dhe Financat shqyrtoi dhe miratoi dhe dy kandidaturat për anëtar të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes financiare, Riçard Marku dhe zonjën Miranda Ramaj.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Gjiknuri: 3 kandidatë thyen hersin në 2021, tani janë 40 mandate në lojë! Votimi me postë, hap me rëndësi! Gaboni rëndë se ka pazar Rama-Berisha

Gjiknuri: 3 kandidatë thyen hersin në 2021, tani janë 40 mandate në lojë! Votimi me postë, hap me rëndësi! Gaboni rëndë se ka pazar Rama-Berisha