Debate në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë për projektligjin për t’i dhënë Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare kompetenca për t’i përcaktuar vetë pagat dhe shpërblime të punonjësve.

Sipas opozitës, ky veprim ka prapavije politike, ndërkohë që për mazhorancës, pavarësia fianciare e AMF-së është kërkesë e FMN dhe Bankës Botërore.

Një javë më parë Komisioni, me anë të një resolute, i rekomandoi Bankës së Shqipërisë të bënte kujdes me pagat e larta dhe bonuset që jep për punonjësit e saj. Piramida e pagave në disa institucione të pavarura nuk respekton hierarkinë institucionale. Kështu, guvernatori i Bankës Qendrore e ka rrogën më të lartë se presidenti.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)