Komisioni i Ekonomisë miraton ndryshimet në ligjin për koncensionet


TIRANE, 14 Korrik/ATSH/- Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj, deklaroi të martën se ndryshimet në ligjin "Për koncesionet dhe partneritetin publik dhe privat" synojnë të futin në shinat e transparencës mënyrën e dhënies së koncesioneve.
Duke folur në Komisionin Parlamentar të Eknomisë dhe Financave, ku po diskutohej p/ligji "Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 125/2013 "Për koncesionet dhe partneritetin publik dhe privat" të ndryshuar", Ahmetaj tha se ai korrigjon njëherë e mirë dhe fut në shinat e transparencës mënyrën e dhënies së koncesioneve duke përmirësuar këto elementë, sidomos abuzimin me oferta minimaliste.
Ndërkohë, Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe, kërkoi nga qeveria të nisë një analizë të thellë për gjithë koncesionet dhe për të gjitha ata zyrtarë të administratës së shtetit që duke shfrytëzuar ose jo hapësira të ligjit, apo në procedura tërësisht abuzive, kanë nënshkruar procedura të tilla të cilat kanë favorizuar subjekte të ndryshme në kushte monopol dhe me barrë të madhe për qytetarët e Shqipërisë.
Ministri Ahmetaj theksoi ndër të tjera se ndryshimet në ligjin "Për koncesionet dhe partneritetin publik dhe privat" do të ofrojnë një transparencë të plotë të procedurave për dhënien e koncesioneve.
Zhvillimi i partneritetit publik-private, duke krijuar një mjedis të sigurt, të qëndrueshëm dhe sa më transparent, është thelbi i ndryshimeve në ligjin "Për koncesionet dhe partneritetin publik dhe privat"./a.gjonaj/ /a.ke/
 

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Vlora nën ‘pushtetin’ e zjarreve! Shefi i Zjarrfikësve jep alarmin: S’kemi makina për të shuar flakët!