Komisioni i Etikës në PD shfuqizoi vendimin e tij, Bardhi: Ua detyron halli se karrigia s’është justifikim! Sot mblidhet Këshilli Kombëtar i PD

Komisioni i Etikës në PD shfuqizoi vendimin e tij, Bardhi: Ua detyron halli se karrigia s’është justifikim! Sot mblidhet Këshilli Kombëtar i PD

Gazment Bardhi

Sekretari i përgjithshëm Gazment Bardhi ka rikonfirmuar mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së edhe pse Komisioni i Etikës e shfuqizoi vendimin e tij.

Përmes një statusi në rrjetin e tij social Tëitter, Bardhi ka thënë se kjo gënjeshtër publike nga Kryesia nuk vjen vetëm për një karrige (post) brenda selisë blu, po për hallet personale të Lulzim Bashës.

“Me 300 veta deshmitarë dhe që kanë votuar, me median që ka pasqyruar faktin dhe përsëri marrin guximin të vetposhtërohen deri në diskretitim, duke gënjyer publikisht.

Këtë të detyron një hall i madh ta bësh, sepse karrigia nuk mund të jetë justifikim! Dhe ndërkohë kërkojnë tu besosh qeverisjen e jetës dhe fatit të qytetarëve shqiptarë. Nesër në orën 19:00 mblidhet Këshilli Kombëtar i PD, edhe si nevojë për të ndalur këtë turp!”- shkroi Bardhi.

Ditën e djeshme në një konferencë jo të shkurtër për mediat, Gazment Bardhi shigjetoi drejtpërdrejt ish kryedemokratin Basha por edhe vetë kryesinë që sipas tij, vepron me dy standarde. Sipas tij, mbledhja online ështënë përputhje me statuin e partisë. Akuzave të Kryesisë se ka marrë vulën në xhep dhe nuk ka firmosur vendimet për garën për kryetar, iu përgjigjet duke thënë se është një gënjeshtër. Madje i ironizon duke iu thënë se u shpallën vulëhumbur dhe nuk i ndihmon dot, ndërsa theksoi se vulën nuk e ka as në xhep e as në shtëpi.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • e drejta: 28/07/2023 09:36

    GAZMENDA NUK TA VAR NJERI TY MI GOCE...VETEM SAHALE berisha TE PERDOR SI LEVE SE TE KA NE DORE PER VRASJEN E XHUVANIT NE ELBASAN

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik