TIRANË - Komisioni i Garancive Statutore të Partisë Socialiste do të mblidhet ditën e hënë për të diskutuar mbi kërkesën e 4 deputetëve socialistë dhe 8 ish zyrtarëve të lartë socialist ndër ta dhe presidenti Meidani. Komisioni i kryesuar nga Alket Hyseni do të marrë në shqyrtim shkresën ku renditen 12 pika që kërkojnë interpretim. Në datën 20 shkurt të udhëhequr nga ish-presidenti Rexhep Meidani firmëtarët e kësaj letre janë Ben Blushi, Arta Dade, Mimoza Hafizi, Ndre Legisi, Petrit Ago, Mark Nikolli, Namik Kopliku, Marko Bello, Tritan Kalo, Suzana Hakrama dhe Maqo Lakrori. Anëtarët e Partisë Socialiste kanë paraqitur si shqetësim faktin që kryesia e PS-së prej vitit 2013 nuk ka funksionuar si strukturë kolegjiale, sepse nuk rezulton të jetë thirrur nga Kryetari i Partisë.
Deputetët theksojnë se nga vitit 2013 kryesia e PS është thirrur vetëm një herë nga kryetari i Partisë, i cili ka të drejtën ekskluzive për thirrjen e saj. Po ashtu shtohet se kryetari i PS mban një mandat 7 vjeçar, ka humbur legjitimitetin. Socialistët kërkojnë interpretimin e Komisionit të Garancive për humbjen e legjitimitetit në ushtrimin e funksioneve të kryetarit në parti. Në letër thuhet se nuk i takon Kongresit të vendosë nëse do të mbahen zgjedhje për kryesocialistin, pasi detyra e tij është vetëm të administrojë kandidaturat dhe të caktojë datën e zgjedhjeve sipas parimit një anëtar një vote.
"Kërkojmë, zbatimin dhe interpretimin e nenit 30 pikat 1/a, 1/b, 1/d, e pika 2 të Statutit të PS, mbi kufizimin kohor të mandatit të Kryetarit të PS si dhe mbi legjitimitetin e ushtrimit të funksioneve të tij në Parti, përtej këtij mandati", thuhet në letër. Një tjetër pikë është dhe mandati i delegatëve pasi është tejkaluar mandati i Kongresit zgjedhor të PS-së i cili pritet të mblidhet në 19 mars. Kongresi ka një mandat 4vjecar, por atij i është tejkaluar afati ligjor në 5 vjet, pasi zgjedhjet e fundit për organin më të lartë vendimmarrës të PS janë zhvilluar në vitin 2011. Në letër kërkohet interpretimi i këtij komisioni për garantimin e të drejtës kushtetuese të çdo anëtari të PS-së për të zgjedhur, e për t'u zgjedhur në të gjitha organet drejtuese të partisë, përmes një procesi konkurrimi transparent dhe të bazuar në kritere të njohura.
Nga 2013-a Asambleja është mbledhur vetëm 1 herë "Asambleja Kombëtare e PS-së, organi që organizon punën dhe veprimtarinë e PS-së mes dy kongreseve, prej vitit 2013 është mbledhur vetëm një herë, gjë që ka sjellë si rrjedhojë, pengimin e ushtrimit të kompetencave të saj" vijohet në letër. Kryetarët e degëve, sipas firmëtarëve, shënojnë tejkalim mandati në 5 vjet, që pas zhvillimit të zgjedhjeve të fundit në vitin 2011, ndaj socialistët kërkojnë që Komisioni i Garancive Statutore të ndërhyjë. Shqetësim është ngritur dhe për donacionet e PS. Ndërsa në dyshim vihet dhe mandati i Komisionit të Garancive Statusore.
Redaksia Online
(E.Ç./shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com