“Pavarësisht progresit, Shqipëria vazhdon të hasë probleme në ndërtimin e institucioneve dhe praktikave demokratike, përfshi respektimin e ligjeve. Ndërsa Shqipëria përgatitet për zgjedhjet parlamentare në qershor, kjo seancë shpreson të vlerësojë shkallën në të cilën progresi ka nisur të bjerë poshtë pritshmërive në vend dhe jashtë, dhe se çfarë mund të bëhet për të përshpejtuar rrugën për reformat e mëtejshme sa i përket qeverisjes së mirë” , - kështu shkruhet në njoftimin zyrtar në Komisionin për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë , që i paraprin një seance dëgjimore për Shqipërinë.
Të hënën që vjen, më 6 maj, do ketë një seancë dëgjimore të posaçme për Shqipërinë, për të diskutuar për zgjedhjet, por mbi të gjitha për faktin që tani standardet zgjedhore janë poshtë pritshmërive.
Seancat e Komisionit për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Europë, i njohur ndryshe si Komisioni amerikan i Helsinkit, kanë pasur një rëndësi të madhe në jetën politike shqiptare këto 20 vite.
Komisioni përbëhet nga nëntë anëtarë nga Senati amerikan, nëntë anëtarë nga Dhoma e Përfaqësuesve dhe nga një anëtar nga Departamenti i Shtetit, i Mbrojtjes dhe i Tregtisë.

(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com