TIRANE- Viti 2013 do të jetë i Mesdheut sa i takon angazhimeve në kuadër të Bashkimit Europian. Këtë e ka shprehur ambasadori i BE-së në vendin tonë Ettore Sequi i pranishëm në Komisionin e Integrimit, duke iu referuar presidencës greke të Bashkimit Europian. Ambasadori Sequi tha se BE është e angazhuar për të siguruar jo vetën suksesin e presidencës, por veçanërisht të Shqipërisë.
“Presidenca ka një rol të rëndësishëm për të luajtur në prioritetet e BE. Ky vit do të jetë viti i Mesdheut. Ne jemi të angazhuar që të sigurojmë jo vetem suksesin e presidencës, por veçanërisht të Shqipërisë. Ne po dalim nga kriza, duam një Europë që të mos udhëhiqet nga frika, por nga shpresa. Këtë duam edhe për Shqipërinë”, tha Sequi.
Ndërsa ambasadori grek në Tiranë, Leonidas Rokanas, në fjalën e tij u ndal tek reformat e bëra nga Shqipëria në kuadër të integrimit europian. Ndërkaq, ambasadori grek theksoi rëndësinë e mbrojtjes ligjore të kufijve.
“Shqipëria vjen nga një rrugë e gjatë, ka pasur shumë suksese, ju keni dhënë prova që keni kapacitetin për të ecur perpara, duke iu referuar edhe konkluzioneve të Këshillit, zgjedhjet janë zhvilluar të suksesshme, jeni në rrugën e duhur. Dua ta filloj me rritjen e punësimit dhe kohezionin, që është prioritet i presidences greke në BE, duam rritje ekonomike. Ne do të ruajmë euron që ka qenë një mekanizëm i rëndësishëm i BE-së. Prioriteti i tretë është siguria, duke përfshirë migracionin dhe mbrojtjen e kufijve, pasi lehtëson lëvizjen e qytetarëve në Europë, menaxhimin e flukseve të migracionit. Mbrojtja ligjore e kufijve është e rëndëishme. Do të krijohet strategjia e perspektivës së Adriatikut e BE-së”, tha ambasadori grek në Shqipëri, Leonidas Rokanas.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com