Komisioni i Jashtëm Parlamentar
diskutohet ligji i pakicave
Shehu:Ligji pozitiv,por duhet më shumë kohë

Komisioni i Jashtëm Parlamentar<br />diskutohet ligji i pakicave<br />Shehu:Ligji pozitiv,por duhet më shumë kohë
Këtë të hënë është mbledhur Komisioni  Parlamentar për Politikën e  Jashtme ku është diskutuar për ligjin e pakicave
 
Gjatë mbledhjes së ditës së sotme u diskutua ligji i pakicave kombëtare, për të cilin ministri i jashtëm Bushati u shpreh se është angazhim i hershëm i qeverisë shqiptare.

Ai shtoi se përmes vetdeklarimit të censusit janë listuar të gjitha minoritetet dhe se në ato vende ku ka më shumë se 20% të pakicave minoritare, autoritet vendore do të detyrohen të komunikojnë edhe me gjuhën e tyre sigurisht krahas gjuhës shqipe.

Më tej gjatë mbledhjes, Bushati bëri me dije se cdo pakicë do të ketë një anëtar në komitetin shtetëror të minoriteteve dhe se do të ketë fond të vecantë për të gjitha pakicat.

Ministri i jashtëm  u shpreh se do të financohen projekte për promovimin e komuniteteve.

Ai shtoi se vendet fqinje nuk e kanë fare konceptin e njohjes së pakicave kombëtare.

Edhe kryetarja e komisonit të jashtëm Kodheli u shpreh se mbështet fondin për pakicat.

Ndërsa deputeti i PD-së Tritan Shehu shprehet se ligji është pozitiv por duhet më shumë kohë

“I bëjmë nder vendeit tonë dhe marrëdhënieve me fqinjët nëse si mazhorancë respektojmë minorancat kombëtare," u shpreh Shehu

Shehu shtoi se refuzon kategorikisht që ligji për pakicat të miratohet kaq shpejt pasi duhet më shumë kohë.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Sot Dita e Dëshmorëve, nderohen të rënët në luftë për atdheun

Sot Dita e Dëshmorëve, nderohen të rënët në luftë për atdheun