Socialistët nuk pranuan të heqin shpifjen si vepër penale për të gjithë qytetarët shqiptar, siç u propozua nga demokratja Jorida Tabaku.
Megjithatë, me kërkesë të BE-së, gazetarët nuk do të kenë përgjegjësi për shpifjen, dhe pse përkufizimi i miratuar nga Komisioni i Ligjeve ngre pikëpyetje se kush do të quhen gazetarë.
“Është dekriminalizim i pjesshëm, për gazetarët, jo shpifësit profesionistë. Jo të vetëshpallurit”, tha Ulsi Manja.
“Ku? Nuk ka vetërregullim, ku do regjistrohen. Thoni opozita nuk bëhet pjesë, nuk sjell nisma, kur e keni përpara një të tillë, ngrini kartonët, ndjej keqardhje”,tha Jorida Tabaku.
Ligji shoqërohet me masa mbrojtëse për sigurinë e gazetarëve, duke dënuar ata që i kërcënojnë apo dhunojnë për shkak të profesionit.
Ministria e Drejtësisë, prezantoi se si ndryshimet e reja të Kodit Penal do të ashpërsojnë dënimet për ndërtim të paligjshëm, zjarrvënëse dhe parkim dysh. Kjo e fundit, dënohet me deri 1 vit burg në rast se bllokon korsitë e emergjncës.
“Ashpërsohen ndeshëm dënimet për zënien e paligjshme të tokës dhe ndërtimet pa leje, sidomos në zonat e mbrojtura. Dënimet më të ashpra kur këto bëhen nga nëpunës publikë. Ashpërsohet dënimi për zjarrvënëset kur ka pasoja apo bëhet me qëllim tjetërsimin e tokës. Dënohet parkimi më shumë kur pengon mjetet emergjente”, tha Besfort Lamallari.
Këto ndryshime në Kodin Penal do të testojnë të martën 84 votat e mazhorancës, ndërsa puna për Kodin tërësisht të ri, vijon.
“Të dënosh qytetarët për parkim dysh, e të mos dorëzosh në drejtësi zëvendëskryeministren, ju qofshi”, tha Tedi Blushi.
Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi në Komisionin e Ligjeve, ka dalë kundër propozimeve të ministrisë së Drejtësisë për ndryshimet në Kodin Penal ekzistues. Blushi tha se nuk është normale të dënosh me burg qytetarët për parkimin e dyfishtë dhe të mos i dorëzosh drejtësisë zv.kryeministren Belinda Balluku.
Blushi: Sot ky komision i ka dedikuar një ditë të posaçme ndërtimit të infrastrukturës ligjore për ta instaluar me ligj atë që opozita ka denoncuar si narkoshtet. E nisët me drogën, tani po vijoni me masa represive për të dënuar qytetarë për parkimin dysh. Më vjen keq që këtë nisëm e ka propozuar drejtori i Policisë së Shtetit dhe i jepka urdhra qeverisë. Të dënosh shqiptarët për parkimin dysh dhe të mos i dorëzosh qeverisë zv,kryeministren ju qofshi.
Ndërkohë drejtuesi i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, i ka ndërprerë fjalën duke i kërkuar të mos bëjë politikë në komision pune. Ndër të tjera, Manja e ironizoi dhe për protestën që opozita do të zhvillojë më datë 24 janar.
Manja: Ky është komision pune. Bëhet dhe politikë, por në funksion të agjendës që ka komisioni. Keni dhe selinë ku mund të mbani qëndrime. Të dëgjova dhe fakti që ju sillni zërin dhe shqetësimin e opozitës, unë uroj që me datë 24 t’i zgjidhni këto probleme. Vetëm nëse do të ndali sesi do t’i flisni njëri-tjetrit në vesh tek foltorja se kam përshtypjen se ai i madhi i opozitës nuk dëgjon mirë nga të dy veshët. Ma beso mua këtë.
Komente











Ai i gjati sikur tha qe ka shume njerez ne burgje ,tani dashkan te fusin te tjere
Përgjigju