Komisioni i Ligjeve miraton
pr.ligjin për pronat pa kuorum!

Komisioni i Ligjeve miraton<br />pr.ligjin për pronat pa kuorum!
TIRANË - Komisioni kuvendor i Ligjeve ka shkelur rregulloren duke miratuar pa kuorumin e nevojshëm projektligjin për Pronat. Ky draft është miratuar në tërësi vetëm nga 8 votat e deputetëve që ishin të pranishëm në komision. Për të formuar kuorumin duhen të jenë 11 vota nga 20 deputetë që janë anëtarë të Komisionit parlamentar të Ligjeve (gjysma e anëtarëve + 1). Por edhe pse me mungesë të deputetëve të nevojshëm për kuorumin, kryetari i Komisionit të Ligjeve Fatmir Xhafaj e ka hedhur në votim projektligjin duke shkelur kështu rregulloren.

Deputetët e opozitës braktisën mbledhjen e komisionit gjatë diskutimit të neneve të fundit për shkak se nuk ishin dakord me këtë ligj. Por deputetët e mazhorancës kanë shumicën në këtë komision, çka tregon se kanë munguar edhe anëtarë të Partisë Socialiste dhe LSI-së. Kështu, gjatë votimit mungoi Pandeli Majko, Petrit Vasili dhe Spartak Braho.

Kjo e premte ka qenë një ditë e ngjeshur për deputetët, pasi në komisione të ndryshme diskutohej projektbuxheti i vitit 2016 për ministri të ndryshme. Ndaj shumë deputetëve i është dashur të lëvizin nga njëri-komision në tjetrin. 
 
Më herët demokratët janë shprehur se kompensimi i pronës nuk është i mjaftueshëm pasi ky ligj I sjellë nga qeveria mendon vetëm për buxhetin e shtetit .
 
"Zonjës Hysi në 29 nëntor të 44'-ës i kanë sekuestruar një shtëpi me tre dhoma, meqë vlente 100 mijë lekë atëherë dhe sot 100 mijë lekëshi vlen vetëm një dhomë i kthejnë vetëm dhomën zonjës Hysi, dy dhomat e tjera i merr shteti. Ky është kompensimi. Po zgjidhni problemin e buxhetit të shtetit, kaq e thjeshtë është", - u shpreh deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi.
 
"Sa e zgjidhët ju 8 vjet", - tha deputeti i PS Fatmir Xhafaj.
 
Gjatë këtyre viteve  miratimi i një projektligji pa kuorum nuk është rasti  parë, ky fenomen është vënë re   sidomos gjatë periudhës ku komisioni i Ligjeve drejtohej nga demokrati Iilir Rusmajli.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

‘Moodi im pas një tjetër procedimi penal’, Kryemadhi shfaqet duke kërcyer në pishinë: Nuk mu ndanë sa majtas djathtas

‘Moodi im pas një tjetër procedimi penal’, Kryemadhi shfaqet duke kërcyer në pishinë: Nuk mu ndanë sa majtas djathtas