Komisioni i Ligjeve miraton pa
opozitën ligjin për shpronësimet

Komisioni i Ligjeve miraton pa<br />opozitën ligjin për shpronësimet
Në një mbledhje të shkurtër dhe pa opozitën, e cila vijon bojkotin e komsioneve, maxhoranca ka miratuar ligjin e ri për shpronësimet. Sipas ligjit, shteti merr të drejtën të ndërhyjë në rast mosmarrëveshje mes pronarit të tokës dhe ndërtuesit që synon të investojë ne vlerë më të madhe se 50 milion leke dhe që konsiderohet një investim strategjik.

Amendimet parashikojnë që kompensimet të përcaktohen rast pas rasti nga Këshilli i Ministrave. Qeveria autorizohet të përcaktojë përmes vendimeve të posaçmë masën e dëmshpërblimit të pronarëve që preken nga këto investime. Sipas argumenteve të Mazhorancës, me ndryshimet e reja ligjore i jepet prioritet investimeve të huaja në Shqipëri.

Por opozita ka akuzuar se ndryshimet lënë shteg për abuzime, dhe lënë të pambrojtur pronarët ndaj ndërhyrjeve abuzive të shtetit përmes dëmshpërblimeve shumë më të ulëta nga vlera që kanë realisht pronat.
 
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot