Komisioni i Ligjeve, PD-PS
debate e batuta për Kodin Civil

Komisioni i Ligjeve, PD-PS <br />debate e batuta për Kodin Civil
TIRANE- Ndryshimi në Kodin Civil ditën e djeshme nuk ka kaluar pa debate dhe replika, për të gjitha kanë qënë në sensin teknik, përjashtuar batutave të Rusmali e Palokës për dimensionin anglo-sakson apo gjermanik të Komisionit të Ligjeve. Rusmali i është drejtuar ekspertit Pavli duke i thënë se "mjafton një fjalë e jotja për të bërë për vete gjithë shtabin anglasakson që kemi këtu". Ndërkohë që ka hasur batutën e Palokës, sipas të cilit "nuk jam lobi anglo-sakson, jam lob i gjerman, jam i shoqatës së miqësisë Shqipëri-Gjermani". Ndërkohë që për rreth tre orë u kaluan me konsensus tre ndryshime, ndërsa 2 nene të tjera, për shkak të kompleksitetit të tyre që lidhet me detaje teknike të shpifjes e fyerjes nëpërmjet mjeteve të komunikimit elektronik, përfshirë edhe ato në internet, do diskutohen nesër. Gjatë diskutimeve ata kanë mundur të zgjerojnë gamën e rasteve kur një viktimë e këtyre veprave mund të dëmshpërblehet në para për to. "Nga komisioni për mbrojtjen e të dhënave personale janë kërkuar mes të tjerave disa amendime që kërkojnë mbrojtjen e dinjitetit njerëzor, ku bëhet fjalë për dokumentet, fotot dhe imazhet", tha relatorja Hysi. Pas debateve janë bërë dhe ndryshimet, "Pas shkronjës "dh", të nenit 115, shtohet shkronja "e", me këtë përmbajtje" e) një viti paditë për shpërblimin e dëmit jopasuror ndaj reputacionit (ka qenë tre vjet)", thuhet në ndryshimin e parë. Ndërkohë që në ndryshimin e dytë, "neni 625 ndryshohet "Personi që pëson një dëm jopasuror ka të drejtë të shpërblehet kur: a) ka pësuar një dëmtim të shëndetit (shtohet integritetit fizik dhe psikik). b) është cenuar në reputacionin e tij, nëpërmjet përhapjes së thënieve të rreme (hiqet me mënyrë faktike). c) është fyer kujtimi i një të vdekuri nëpërmjet përhapjes së thënieve të rreme(hiqet "me naturë faktike". në këtë rast, bashkëshorti/ja i/e personit të vdekur ose të afërmit të tij, deri në shkallën e dytë, mund të kërkojnë shpërblimin e dëmit jopasuror, në rast se është cenuar reputacioni i vdekurit".

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024