Komisioni i Ligjeve shtyn
diskutimet për Kodin Civil

Komisioni i Ligjeve shtyn<br />diskutimet për Kodin Civil
TIRANE- Komisioni i Ligjeve shtyn shqyrtimin ndryshimeve në Kodin Civil, një prej ligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar. Në mbledhjen e sotme kryetari i komisionit Ilir Rusmajli deklaroi se “Kodi Civil do të jetë pjesë e punës së komisionit sapo relatori socialist, Damian Gjiknuri të jetë gati. Relator tjetër i Kodit civil është dhe Viktor Gumi ia PD-së.

Damian Gjiknuri, i cili kërkoi qe e njëjta fryme kompromisi te transferohej edhe tek komisioni i reformës zgjedhore, ku janë bashkëkryetarë.
Ndryshimet e propozuara nga qeveria për Kodin Civil, sipas relacionit, synojnë tu japin me shume mbrojtje personave për thënie qe paraqesin interes publik apo prekin funksionare shtetërore. Kështu, ndëshkimi për shpifje do te kufizohet vetëm ne rastet kur deklarata behet me dashje, apo kur provohet pakujdesia e rende ne publikimin e fakteve te gabuara. Një tjetër ndryshim ne Kod, e limiton deri ne një vit mundësinë për te paditur pas deklaratës dhe jo pa kufi kohor siç është aktualisht.

Një ditë më parë opozita gjatë diskutimit të kalendarit të punimeve të komisionit kërkoi më shumë kohë për diskutimin dhe miratimin e ligjeve që kërkojnë 3/5 në Kuvend. Ndërkohë që në Konferencën e Kryetarëve, ku edhe u miratua kalendari tre javor i punës në Kuvend, opozita nuk pranoi ta miratonte, pasi kërkesa e saj për më shumë kohë për kodet nuk u mor parasysh. Për pasojë kalendari u miratua pa praninë e opozitës.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi