Komisioni i medias, 64 kandidatura
për Këshillin drejtues të RTSH
Në fillim të mbledhjes, kryetari i komisionit Genc Pollo njoftoi deputetët për depozitimin në Kuvend të listës së kandidatëve dhe materialeve bashkëngjitur me to, që janë paraqitur për postet në Këshillin Drejtues.
TIRANE- 64 kandidatura janë depozituar në komisionin parlamentar të Medias për të konkuruar për 10 vendet vakante në Këshillin Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar(KDRTSH).
Në fillim të mbledhjes, kryetari i komisionit Genc Pollo njoftoi deputetët për depozitimin në Kuvend të listës së kandidatëve dhe materialeve bashkëngjitur me to, që janë paraqitur për postet në Këshillin Drejtues.
"Kjo është një garë e hapur para një muaji dhe që sipas ligjt mbyllet 30 ditë më pas. Mendoj t'i lëmë anëtarëve të komisionit kohën për t'u njohur me kandidaturat dhe një javë më vonë ne do të fillojmë me procedurën e seleksionimit që përfshin verifikimin e listës dhe zhvillimin e dëgjesës me secilin kandidat", sqaroi kryetari i Komisionit.
Lista e kandidatëve të paraqitur përfshin emra të njohur nga shoqatat dhe grupimet e mediave elektronike; shoqatat e medias së shkruar; nga profesorati i së drejtës, gazetari-komunikimit dhe ekonomisë, nga shoqatat e juristëve dhe Dhomës Kombëtare të Avokatisë; organizatave jofitimprurëse që veprojnë në fushën e të drejtave të njeriut, të drejtave të fëmijëve ose kërkimeve në politikat publike, ose përfaqësues të shoqatave që veprojnë në fushën e mbrojtjes së personave me aftësi të kufizuar.
Nga 64 kandidaturat e paraqitura, komisioni do të përzgjedhë 40 prej tyre, që sipas ligjit i korrespondojnë katër kandidatë për çdo vend vakant, për të shkuar drejt zgjedhjes së 10 anëtarëve, të cilët më pas do të zgjedhin dhe kryetarin, informon atsh.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
63.6%
-
Të gabuar
24.6%
-
Nuk kam mendim
11.8%
Vota total: 4228
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kosovë/ Policia arreston një të dyshuar dhe konfiskon mjete shpërthyese në veri
17 Janar, 22:37
-
SHBA/ Senati drejt miratimit të ligjit për arrestimin e emigrantëve
17 Janar, 22:28
-
Mero Baze: Ngërçi i SPAK me 21 Janarin
17 Janar, 22:23
-
'Kuptimi i zyrave publike', Elektroshok në Report Tv nga Profesor Ardian Ndreca
17 Janar, 22:05
-
Vrasja e Liridona Ademajt/ Avokati i familjes së 30-vjeçares flet për Report Tv: Ju them me përgjegjësi të plotë, ajo u vra nga bashkëshorti
17 Janar, 21:52
-
Skënder Minxhozi: Rroftë Trump, poshtë Kushner!
17 Janar, 21:50
-
DASH shpall 13 individë dhe një entitet në Bosnjë si të padëshiruar, për minimin e Marrëveshjes së Dejtonit
17 Janar, 21:30
-
1997, fëmijëria e shqiptarëve, lamë lodrat dhe luanim me armë! Esencë-Report Tv
17 Janar, 21:10
-
Trajtimi mjekësor për fëmijën nga Gaza, kreu i OBSH: Shqipëria, shembull frymëzimi
17 Janar, 20:56
-
'Si sot në 2019 hyra në këtë zyrë, i kënaqur që dola i pa tjetërsuar', Braçe poston fotot: Nesër Rama do të vijë në Divjakë
17 Janar, 20:38
-
Autoriteti i Dosjeve propozim për Vilën 31 me ekspozita për jetën personale të Enver Hoxhës dhe Koçi Xoxes! Workshope për artin në diktaturë dhe ture me histori personale
17 Janar, 20:37
-
Nga Meloni tek Farage, kush mori ftesë nga Donald Trump për ceremoninë e betimit
17 Janar, 20:17