Komisioni i Medias miraton anëtarët
e rinj të Këshillit Drejtues të RTSH

TIRANË - Zgjidhet me konsensus kriza e drejtimit të RTSH-së. Komisioni Medias ka zhvilluar këtë të mërkurë mbledhjen me dyer të mbyllura nga ku ka zgjedhur me konsensus 5 anëtarët e mbështetur nga opozita të Këshillit Drejtues të RTSH.

Artan Peqini, Saimir Kumbaro, Altin Shegani, Robert Rakipllari dhe Pashk Pervathi janë 5 emrat që kanë marrë miratimin e anëtarëve të Komisionit të Medias, për t’iu bashkuar Këshillit Drejtues të RTSH-së.

5 emrat presin tashmë miratimin e Parlamentit.

Pak javë më parë u zgjodhën edhe 5 anëtarët e tjerë të këtij Këshilli të mbështetur nga mazhoranca.

Pas kësaj procedure do të nisë zgjedhja e kryetarit të ri të Këshillit Drejtues të RTSH-së dhe drejtori i ri i përgjithshëm i saj.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Dita Botërore e Picës, 'Tgcom24' interviston picajolin shqiptar në Brescia, Endrit Rustemin! 34-vjeçari: Majaja dhe mielli shpëtimi im

Itali/ Dita Botërore e Picës, 'Tgcom24' interviston picajolin shqiptar në Brescia, Endrit Rustemin! 34-vjeçari: Majaja dhe mielli shpëtimi im