Komisioni i medias, në 7 Prill fillon
zëvendësimi i Endira Bushatit
Pas një tentative të Genc Pollos për të bllokuar punën e Komisionit të Medias, deputetët e mazhoracës miratuan me votat e tyre futjen në kalendarin tri javor të punimeve edhe memon e Kuvendit për të bërë zëvendësimet në Autoritetin e Mediave Audiovizuale. (Foto: Komisioni i medias)
Pas një tentative të Genc Pollos për të bllokuar punën e Komisionit të Medias, deputetët e mazhoracës miratuan me votat e tyre futjen në kalendarin tri javor të punimeve edhe memon e Kuvendit për të bërë zëvendësimet në Autoritetin e Mediave Audiovizuale. Që në fillim të mbledhjes ku ishte parashikuar që të miratohej kalendari tri javor i punimeve, deputeti i PS-së, Alfred Peza kërkoi që në kalendar të futej me dhe memo e Kuvendit për të bërë zëvendësimin e anëtarëve që janë pa mandat në AMA.
Por kjo gjë solli një debat të ashpër ndërmjet deputetëve të opozitës dhe atyre të mazhorancës, si edhe një shkelje të rregullores nga ana e kryetarit Genc Pollo. Sipas rregullores së Kuvendit, në momentin kur jepet një propozim, kryetari i komisionit duhet ta hedhë atë në votim, por ditën e djeshme kjo gjë nuk ndodhi. Pas një zvarritje plotë 4 orëshe për një rend dite që nuk kërkon më shumë se 4 minuta kohë, Genc Pollo theksoi se mbledhja e Komisionit duhet të shtyhet me argumentin se kërkohet më shumë kohë.
Në këtë moment, nënkryetari i Komisionit të Medias, Alfred Peza mori drejtimin e seancës dhe me votat e mazhorancës u miratua edhe kalendari tri javor i punimeve, i cili parashikonte edhe fillimin e procedurave për zëvendësimin e Endira Bushatit. Konkretisht sipas kalendarit, kjo procedurë do të nis në 7 prill dhe parashikohet që opozita të bojkotojë. Kjo pasi u pa qartë që për rreth 4 orë Pollo synonte që të shtynte këtë gjë për të kërkuar edhe një shkak konflikti me mazhorancën.
Krahas kësaj, në kalendarin e punimeve janë parashikuar edhe seanca dëgjimore me kandidatët e rinj për bordin drejtues të RTSH-së për të plotësuar katërshen e nevojshme për t’u votuar në Kuvend.
Shkrimi u botua sot(01.04.2014) në gazetën Shqiptarja.com(print)
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
63.3%
-
Të gabuar
25%
-
Nuk kam mendim
11.8%
Vota total: 4303
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kosovë/ Policia arreston një të dyshuar dhe konfiskon mjete shpërthyese në veri
17 Janar, 22:37
-
SHBA/ Senati drejt miratimit të ligjit për arrestimin e emigrantëve
17 Janar, 22:28
-
Mero Baze: Ngërçi i SPAK me 21 Janarin
17 Janar, 22:23
-
'Kuptimi i zyrave publike', Elektroshok në Report Tv nga Profesor Ardian Ndreca
17 Janar, 22:05
-
Vrasja e Liridona Ademajt/ Avokati i familjes së 30-vjeçares flet për Report Tv: Ju them me përgjegjësi të plotë, ajo u vra nga bashkëshorti
17 Janar, 21:52
-
Skënder Minxhozi: Rroftë Trump, poshtë Kushner!
17 Janar, 21:50
-
DASH shpall 13 individë dhe një entitet në Bosnjë si të padëshiruar, për minimin e Marrëveshjes së Dejtonit
17 Janar, 21:30
-
1997, fëmijëria e shqiptarëve, lamë lodrat dhe luanim me armë! Esencë-Report Tv
17 Janar, 21:10
-
Trajtimi mjekësor për fëmijën nga Gaza, kreu i OBSH: Shqipëria, shembull frymëzimi
17 Janar, 20:56
-
'Si sot në 2019 hyra në këtë zyrë, i kënaqur që dola i pa tjetërsuar', Braçe poston fotot: Nesër Rama do të vijë në Divjakë
17 Janar, 20:38
-
Autoriteti i Dosjeve propozim për Vilën 31 me ekspozita për jetën personale të Enver Hoxhës dhe Koçi Xoxes! Workshope për artin në diktaturë dhe ture me histori personale
17 Janar, 20:37
-
Nga Meloni tek Farage, kush mori ftesë nga Donald Trump për ceremoninë e betimit
17 Janar, 20:17