Komisioni i Medias, PD-PS
përplasen për plotësimin e AMA

Komisioni i Medias, PD-PS<br />përplasen për plotësimin e AMA
TIRANE-Komisioni Parlamentar i Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik gjatë miratimit të kalendarit të punës, në të cilin përfshihen hapja e procedurës për plotësimin e tre vendeve vakante në Autoritetin e Medias Audiovizive, u përfshi në debate mes palëve. Qeveria kërkon reformim tërësor të Autoritetit të Medias Audio Vizive, ndërsa opozita një proçes që shkon hap pas hapi nga plotësimi i 3 vendeve vakante deri tek strukturimi i përgjithshëm i saj. Nënkryetari Alfred Peza kërkoi që këto dy çështje që lidhen me AMA të diskutohen gjatë një procesi tërësor dhe jo të ndarë. "Për të mos zhvilluar dy procese paralele, për t'iu përgjigjur frymës dhe germës së ligjit dhe për t'iu përgjigjur edhe sfidave që ky Komision duhet të përballojë në lidhje me reformimin tërësor të institucionit të mediave publike, përfshi edhe AMA-n në këtë rast, sygjerojmë një shikim më tërësor të procesit të reformimit të AMA-s dhe jo vetëm zëvendësimin mekanik të tre anëtarëve, që i ka përfunduar mandati", tha Peza.

Nga ana e tij, kreu u këtij komisioni Genc Pollo duke iu referuar ligjit, nuk e fshehu dëshirën e opozitës, që kryetarja aktuale Endira Bushati të vijojë së drejtuari AMA-n. "Besoj që ligji është mëse i qartë në gërmën dhe frymën e tij, në trupën kryesore dhe në dispozitat kalimtare që mandati i anëtarëve të AMA-s, anëtarëve ekzistues është dhe do të ushtrohet i plotë deri në përfundimin e tyre. Përfundimi është periudha pesëvjecare që nga dita e emërimit, ky është ligji në gërmën e tij dhe do të ishte e gabuar që nga një anëtar apo një grup anëtarësh të Komisionit të tentohej të shkelej hapur", tha Pollo. Ndërkohë që po dje AMA ka njoftuar dorëheqjen e nënkryetarit të këtij institucioni Sami Neza.

Shkrimi u publikua sot (29.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit