Komisioni i Disiplinës ‘burgos’ Enco
Malindin e Bathën, gjobitet Partizani

Komisioni i Disiplinës ‘burgos’ Enco<br />Malindin e Bathën, gjobitet Partizani
Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit nuk toleron dhunën qoftë fizike apo verbale, teksa në mbledhjen e djeshme ka dënuar me 4 javë pezullim për ofendim të gjyqtarit Eldorian Hamiti në ndeshjen kundër Bylisit të luajtur në “Qemal Stafa” mesfushorin e ekipit të Partizanit, Idriz Batha.

Kështu të kuqtë humbasin një element mjaft të rëndësishëm në mbyllje të fazës së dytë të kampionatit nga një veprim amatoresk të Bathës, nga i cili nuk pritej, pasi është një nga shtyllat e ‘demave të kuq’. Kështu Batha përpos ndeshjes në Korçë do të mungojë edhe për 3 ndeshje të tjera edhe pse u mendua se gjithcka do të mbyllej me kartonin e kuq ndaj Bylisit.

Por Disiplina nuk ka dënuar vetëm Bathën, por edhe Partizanin, i cili duhet që të paguajë 50 mijë lekë gjobë për sjellje të gabuar të tifozerisë në ndeshjen përballë Bylisit. Një tjetër dënim i rëndë nga Disiplina ka ardhur edhe për sulmuesin e Tërbunit, Enco Malindi, 6 javë pezullim për shkak të sulmit fizik ndaj kundërshtarit në ndeshjen kundër Vllaznisë.

Përsa i përket përgatitjeve për javën e 17 të kampionatit, Skënderbeu nuk është tërhequr nga 5% i biletave për Partizanin, ndërsa Tirana vazhdon përgatitjet për ndeshjen me Vllazninë, tek e cila shikon edhe mundësinë për të arritur fitoren e parë në stadiumin e ri ‘Selman Stërmasi’ ku deri tani ka marrë një humbje me Skënderbeun dhe një barazim me Partizanin. Smajli shprehet se ‘tani ka ardhur momenti për fitoren e parë’.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Gjermania, 93,39 milionë euro Shqipërisë për zhvillimin e sektorëve prioritarë

Gjermania, 93,39 milionë euro Shqipërisë për zhvillimin e sektorëve prioritarë