Komisioni i Politikës së Jashtme miraton protokollin për aderimin e Maqedonisë së Veriut në NATO

Komisioni i Politikës së Jashtme miraton protokollin për aderimin e Maqedonisë së Veriut në NATO

Foto ilustruese

Komisioni i politikës së Jashtme u mblodh këtë të martë, ku në drejtimin e kryetares Mimi Kodheli shqyrtoi dhe miratoi projektligjin për ratifikimin e protokollit të Traktatit të Atlantikut Verior për aderimin e Republikës së Maqedonisë se Veriut, në Nato.

Gjatë mbledhjes së komisionit të ditës së sotme u votua unanimisht, për këtë projektligj i cili synon ratifikimin e protokollit të Traktatit te Atlantikut të Veriut për aderimin e Maqedonisë së Veriut në aleancën euroatlantike.  Pjesëmarrës  në mbledhjen e komisionit ishin  Zv. ministër i Mbrojtjes Petro Koçi, deputetja  e LSI-së , Klajda Gjosha, deputeti i PS-së, Ervin Bushati, ish . z.v minsitri i Jashtëm ditmire Bushati etj.

Gjatë fjalës së mbajtur, deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati  e konsideroi një moment i rëndësishëm, jo vetëm për Maqedoninë e Veriut, por edhe për Shqipërinë si pjesë e vëndeve të Ballkanit  pasi i hap rrugën këtyre dy vëndeve për integrimin e tyre në Bashkimin Europian.

"Kjo është nje ditë shumë e rëndësishme, anatarësimi i Maqedonise në NATO. Është një lajm shumë i mirë , pasi është një lajm i mire për Naton dhe për Maqedoninë e vënde si ne , sepse për nje vend si Ballkani, për nje shtet si Shqipëria dhe Maqedoni është një vlerë,garanci shume e madhe për integrimin e këtyre vendeve të Ballkanit në aleancën euroatlanitike dhe të Bashkimit Europian" u shpreh deputeti socialist Bushati.

Nga ana e saj, edhe deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim deputetja  e LSI-së, Klajda Gjosha u shpreh se "anëtarësimi i Maqedonisë është një marrëveshje historike, pasi i hap rrugën integrimit të këtyre vendeve ne BE"

Ndërkohë, një ditë më parë edhe Komisioni  mbajtur qëndrim pozitiv për votimin e këtij protokolli, ndërsa  të enjten do të jetë Kuvendi i Shqipërisë ai i cili pritet të ratifikojë zyrtarisht anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja