Komisioni i Posaçëm i Dezinformimit nis në tetor seancat dëgjimore! Braçe: Turizmi nën sulm nga grupe të huaja keqdashëse gjatë korrikut e gushtit! Opozita mungon

Tirane- Në komisionin e posaçëm të dezinformimit kanë filluar të artikulohen rastet e para konkrete që konfirmojnë ndërhyrjen dhe influencën ruse në vendin tonë përmes informacioneve të rreme që qarkullojnë qëllimisht në rrjete sociale e media online.

Kryetari i këtij Komisioni, Erion Braçe, solli shembuj të informacioneve të rreme me burim nga Serbia, që përhapen në hapësirën mediatike në Shqipëri për të mbjellë panik.

Ndërhyrjet keqdashëse të vendeve të huaja, sipas Braçes, kanë prekur edhe sektorët strategjikë të ekonomisë vendase siç është turizmi, duke folur për një sulm të koordinuar ndaj strukturave akomoduese në vendin tonë gjatw muajit korrik dhe gusht. 

"Ngjarje që kanë ndodhur gjatë muajve korrik dhe gusht sjellin në vëmëndje ekzistenën e fushatave dezinformuese veçanërisht në aspektin e sektorëve strategjikë të ekonomisë. Turizmi ka qenë nën atak dhe është i verifikuar që grupe të posacme të huaja keqdashëse kanë sulmuar faqet e njësive akomoduese në Shqipëri me qëllim largimin e vëmendjes dhe prenotimeve nga këto njësi akomoduese kohë pas kohe" tha Braçe.

SHBA e BE i mbështet
Komisioni i Posaçëm i Dezinformimit do të nisë javën e dytë të tetorit seancat dëgjimore me institucionet publike, të cilat paraprakisht kanë nisur punën për të analizuar pronësinë dhe origjinën e kapitaleve që përdoren nga kompani të ndryshme në sektorët strategjikë të vendit si energjia, teknologjia, sektori financiar apo edhe subjekte të komunikimit.

Në mbështetje të punës së këtij komisioni do të jenë dhe ekspertë nga BE, Këshilli i Europës dhe i OSBE-së që do të tregojnë praktikat e tyre. Konkluzionet e arritura nga studime e hetime ndërkombëtare do të bëhen pjesë e këtij komisioni si dhe synohet adaptimi i instrumenteve present në SHBA e BE kundër dezinformimit brenda territorit në republikën e Shqipërisë.

Kryetari i komisionit Erion Braçe tha se një delegacion i BE-së do të jetë në mbështetje të punës. Në kuadër të kësaj do të zhvillohet një Workshop 2 ditor dhe një seri misionesh me ekspertë të BE-së për të trajtuar praktikat mët ë mira në këtë fushë. Draft agjenda e këtij seminari është hartuar nga delegacioni i BE-së në Tiranë dhe Bruksel më 28-29 tetor.

Tashmë është hartuar lista me ekspertë që do të asistojnë në këtë komision, veç ekspertëve ndërkombëtarë do të jenë dhe ekspertë nga shoqëria civile, fushat e ekonimisë, proceset demokratike, të medias dhe sigurisë kombëtare.

Anëtarët e opozitës edhe këtë herë nuk ishin të pranishëm në mbledhjen që u mbajt paraditen e sotme (26 shtator 2024) në ambientet e kryesisë së Kuvendit. 

Komisioni i dezinformimit u votua në Kuvend me 11 prill 2024 me 73 vota pro.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:32
Braçe te 'Dezinformimi': Mediat serbe po përhapin lajme të rreme, implikojnë Shqipërinë e Kosovën

 

Kryetari i Komisionit të Dezinformimit Erion Braçe, ka deklaruar gjatë mbledhjes së komisionit ditën e sotme, se gjatë muajve gusht dhe korrik ka pasur ndërhyrje nga mediat serbe për të përhapur lajme të rreme.

Braçe ka sjell në vëmendje dy raste të publikuara në mediat shqiptare me burim informacioni të rreme nga Serbia, ku rasti i parë ka lidhje me mundësinë e pushtimit të Kosovës nga Serbia.

“Deklarata e lëshuar nga mediat serbe dhe tabloidet pranë qeverisë që kishin të bënin me mundësinë e pushimit të Kosovës nga Serbia.  Një zinxhir i tërë dezinformimi që mbërriti në Shqipëri.  Duke implikuar Shqipërinë dhe shqiptarët e duke sjell shqetësim në rajon dhe brenda vendit.  Lajme të tilla nuk kanë gjetur hapësirë në Kosovë, por kanë gjetur hapësirë në Shqipëri.  Edhe pse burimi i informacionit ishte në Serbi dhe u përgënjeshtrua, këtu nuk pati as përpjekjen më të vogël për ta korrigjuar e jo më për ta fshirë”, tha ai.

Rasti i dytë, sipas Braçes ka të bëjë me një deklaratë të presidentit të Serbisë, i pasqyruar nga mediat në Shqipëri.

“Një deklaratë e presidentit të Serbisë që kishte të bënte për monitorimin e territorit serb nga dron shqiptare. Edhe pse burimi ishte një portal serb në Kosovë i pacituar nga mediat në Kosovë, por i cituar dhe përdorur si informacion gjerësisht nga mediat në Shqipëri, përfshirë atë online dhe audiovizive.  Element për të tërhequr klikime, por jo për të thënë të vërtetën”, tha ai.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë