Komisioni i Posaçëm për KQZ dëgjesë me kandidatët, ish-ministrja teknike e Bashës bën bashkë PS-PD, Gjiknuri batuta me ish vartësin e tij: Ça të shtyu të kandidosh, jo kush të shtyu

Komisioni i Posaçëm për shqyrtimin dhe përzgjedhjen e kandidaturave për organet drejtuese të KQZ-së nisi sot seancat dëgjimore me kandidatët e kualifikuar. Dëgjesa u zhvillua për pozicionet e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve; Nënkomisionerit Shtetëror; Komisionit Rregullator; dhe Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve.

Mes emrave që raportuan këtë mbledhje të parë, ishin Helga Vukaj, ministrja e propozuar nga PD në vitin 2017 për të zënë vendin Arben Ahmetajt në Ministrinë e Financave, gjithashtu ish-anëtari i KQZ Bledar Skënderi dhe Agron Haxhimihali, drejtues i shoqatës së bashkive të Shqipërisë. Këtë të martë ishte planifikuar të raportonin 27 aplikantë por për shkak të kohës, një pjesë prej tyre do të vazhdojnë të mërkurën ku do të zhvillohet një tjetër mbledhje në orën 16:00 në ambientet e Kuvendit.

Mes emrave që kanë për të raportuar ditën e nesërme para Komisionit është dhe ish-ministri i Drejtësisë, Ilirjan Rusmaili i cili i është bashkuar garës për kreun e institucionit të ri që do të mbikëqyrë zgjedhjet në Shqipëri. Anëtarët e komisionit janë Damian Gjiknuri, Adnor Shameti dhe Alket Hyseni nga socialistët, opozita parlamentare nga Myslym Murrizi dhe Edmond Stojku dhe i mandatuari i opozitës jashtëparlamentare pranë Komisionit, Oerd Bylykbashi për zgjedhjen e anëtarëve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:53
'Kam qenë vartësi juaj', batuta e Gjiknurit: Ça të shtyu të kandidosh, jo kush të shtyu (VIDEO)

Batutat nuk kanë munguar edhe me prezantimin e Arben Xhikut, i cili ka qenë vartës i Damian Gjiknurit.  Arben Xhiku, kandidat për komisioner dhe rregullator ia ka thënë në sy Gjiknurit se kanë qenë brenda një administrate dhe madje ky i fundit ka qenë vartës i tij. Gjiknuri e ka pritur mirë këtë fakt duke i thënë se jeta prandaj është e bukur, që hap mundësi të reja.  

Pjesë nga biseda

Arben Xhiku: Ka dhe brenda administratës. Kam qenë vartësi juaj.

Damian Gjiknuri: Vartësi im. Unë të njoh herët. Kam konsideratë për ty. Jeta kështu është, edhe ne kemi lëviz nga pozicioni. Prandaj është e bukur jeta. Të krijojë mundësi dhe horizonte të reja.

Arben Xhiku: S’është vëndi për këtë lloj debati z/Gjiknuri. Të falënderoj.

Damian Gjiknuri: E njoh që në ’94. Nuk është avantazh të kesh lindur parakohe. Na bëj një prezantim për veten. Ta njohin njerëzit. Ça të shtyu të kandidosh, jo kush të shtyu.

Arens Çela: Jam Arens Çela. Ka studiuar në Itali, universitetin e Bolonjës. Kam pasur një eksperiencë 3-vjeçare si asistent pedagog në Itali. Më pas erdha në Shqipëri. Tani punoj si këshilltar në grupin parlamentar të PS. Duke shpresuar për të sjellë frymën e re perëndimor, për reformën e re që po bëhet me KQZ. Shpresoj të sjellim diçka të re. S’kam konflikt interesi. Nuk jam anëtar partie.

Damian Gjiknuri: Keni ndonjë pyetje, Myslim ke ndonjë pyetje? Mirë Arens. Natën e mirë. S’duroi gjatë. Nuk duroi gjatë. Tani s’i keni marrë masat. S’ka menduar njeri për ne.

Ora 19:48
Ish-ministrja teknike e Bashës bën bashkë PS-PD, batuta në komision, Gjiknuri: Edhe mua njëherë më thanë 'po' por në votimin e fshehtë s’më dhanë asnjë votë (VIDEO)

Helga Vukaj, ish-ministre teknike e Financave e zgjedhur në qeverinë e 2017 pas marrëveshjes Rama-Basha për monitorimin e procesit zgjedhor, kandidon për organet e reja të KQZ-së. Përpara anëtarëve të komisionit, ajo bëri një parashtrim të detyrave që ka mbajtur.

Jam Helga Vukaj, jam formuar si juriste në vitin 2000, më pas kam marrë një diplomë master në Milano. Kam qenë ministre teknik e Financave, kam kontribuar falë integritetit, në përmbushje të detyrës së ngarkuar nga vullneti i shprehur i dy forcave politike për të qenë rojtar të votës së lirë. Kemi përcjellë një raport ne ministrat teknikë në detyrë për ruajtjen e votës, që ka marrë një vlerësim pozitiv nga OSBE” tha ajo!

Mes anëtarëve të komisionit nuk munguan batutat, pas vlerësimit që i bëri socialisti Alket Hyseni, por Damian Gjiknuri i ngriu buzëqeshjen.

Batutat në komision:

Alket Hyseni: Duhet të jemi të nderuar për një kandidaturë të tillë, e njoh personalisht, i shpreh mirënjohjen për aplikimin. Është një kandidaturë e kompletuar që do i bënte nder kujtdo nga këto institucione. Ndoshta edhe një thirrje për kolegun e opozitës

Myslym Murrizi: Po qe dakord partia juaj, Alket fol më Ramën, ne dakord jemi, se kjo nga partia jonë vjen. E njoh herët unë nga është, e njoh herët. Por nëse kësaj që thatë me fjalë i qëndroni edhe me votë, do ta shikojmë te seanca. Po i thua Oerdit, por ai nuk ka të drejtë vote, më thuaj mua me Mondit dhe po e votojmë me qejf dhe po e quajmë punë të kryer punën e Helgës.

Oerd Bylykbashi: Ka një rekord shërbimi që edhe kolegët e tjerë e kanë parasysh

Myslym Murrizi: Ti vlen

Damian Gjiknuri: Unë do të jap një eksperiencë nga jeta ime. Isha në një pozicion dhe thanë të gjithë “Po”. Thanë ky kaloi tani po të hedhim të tjerët në votë të fshehtë dhe si përfundim asnjë votë nuk mora.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • edi: 30/09/2020 07:53

    Gjiknuri,Arbeni po kandidon per te njejten motiv si ti dmth per tu pasuruar

    Përgjigju
  • TA RRRAS LALA SONE: 29/09/2020 20:18

    O kryekrimineli salmut po të mbështillet laku se ske më ku të vjedhësh vota me tipa si pijaneci arben ristani kazani plerave. Po vin në KQZ njerëz me integritet e me kultur të madhe. Prandaj o salmut bëju gati për në Reç sëbashku me djalin tat sypeshkaqen. Se ti ke shum gjynafe për të lar o kriminel malok.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?