Komisioni i Rithemelimit ka publikuar emrat e kandidatëve për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit. Ditën e dielë pritet që mbahen primaret në të gjashta bashkitë, Durrës, Vorë, Rrogozhinë, Shkodër, Dibër, Lushnjë ku anëtarët e degëve do të votojnë për kandidatin e preferuar.
Komisioni i Rithemelimit i ka ftuar anëtarët e PD në degët Dibër, Durrës, Lushnjë, Rrogozhinë, Shkoder që sipas tyre të bëhen pjesë procesit të votimit në primare "si ushtrim i demokracisë, si proces përbashkues, për një Parti Demokratike më të fortë, më të bashkuar".
Por nga Selia blu ka ardhur reagimi i menjëhershëm. Përmes një komunikimi për mediat PD thotë se as Berisha dhe as emrat që ai ka publikuar s'kanë lidhje me demokratët dhe Partinë Demokratike.
Sipas PD me farsën e radhës, Berisha po përpiqet të dëmtojë PD për interesat e tij personale.
"Berisha mund të përdorë çdo njeri për hallin e 'non gratës' së tij, por as ai, dhe as ata nuk kanë më asnjë lidhje me Partinë Demokratike. Ky është përdorimi dhe mashtrimi i radhës që Sali Berisha u bën edhe atyre pak demokratëve që nuk e kanë kuptuar akoma hallin e tij", thuhet në reagimin e PD.
Kandidatët në primaret e Komisionit të Rithemelimit të Berishës
Bashkia DIBËR: 1. Behar Baudin Dema, ekonomist; 2. Dafina Bajram Muda, psikologe; 3. Premtim Riza Kryemadhi, arsimtar.
DURRËS: 1. Ardian Mihal Muka, inxhinier urbanist; 2. Silvja Xhemal Gjepali, IT.
LUSHNJË: 1. Arben Ibrahim Zaimi, jurist - avokat; 2. Elton Ilir Bano, jurist - avokat; 3. Eurion Ylli Iljazi, arsimtar edukimi fizik; 4. Indrit Hysen Qerimi, arsimtar edukimi fizik.
RROGOZHINË: 1. Eqerem Ymer Deliu, ekonomist; 2. Hajrulla Muharrem Tafa, arsimtar; 3. Hekuran Selman Xhani, mjek veteriner; 4. Sokol Xhemal Gosa, arsimtar histori gjeografi; 5. Vladimir Selman Manushi, mjek dentist.
SHKODËR: 1. Alfred Ernest Kocobashi, jurist; 2. Arben Xhavid Maliqi, jurist; 3. Astrit Myfid Bushati, Jurist; 4. Bardh Ali Spahia, Mjek; 5. Irena Lodovik Shestani Shala, mjeke; 6. Irma Musa Kopliku Alushi, pedagoge matematike.
VORË: 1. Luan Gani Beta, Inxhinier; 2. Lulzim Sefer Vrana, Ekonomist.
Partia Demokratike ka reaguar pas publikimit nga ana e Komisionit të Rithemelimit të Sali Berishës të emrave të të gjitha kandidatëve që do t'i nënshtrohen primareve sipas tyre për të kandiduar në zgjedhjet e 6 marsit.
Sipas PD as Berisha dhe as emrat që ai ka publikuar s'kanë lidhje me demokratët dhe Partinë Demokratike.
"Partia Demokratike njofton gjithë simpatizantët dhe votuesit e saj se emrat e shpallur sot nga grupimi i Sali Non-Grates, nuk janë kandidatë të PD. Me farsën e radhës, Berisha po përpiqet të dëmtojë PD për interesat e tij personale. Berisha mund të përdorë çdo njeri për hallin e 'non gratës' së tij, por as ai, dhe as ata nuk kanë më asnjë lidhje me Partinë Demokratike. Ky është përdorimi dhe mashtrimi i radhës që Sali Berisha u bën edhe atyre pak demokratëve që nuk e kanë kuptuar akoma hallin e tij", thuhet në reagimin e PD.