Haki Çako: Buxheti i Emergjencave duhet të rritet, banorët e prekur nga tërmetet të dëmshpërblehen
Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile, Haki Çako
Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile, Haki Çako deklaroi nga Komisioni i Sigurisë Kombëtare se nevojitet bashkëpunim dhe profesionalizim të të gjitha strukturave, si qëndrore ashtu dhe lokale.
“Bashkëpunim edhe me policinë në emergjenca. Masa për lehtësim të procedurave doganore në raste të kalimit të ndihmave. Shkëmbim informacioni për kapacitete mjetesh. Bashkëpunim me ARRSH për situatën e rrugëve”, tha Çako, duke theksuar se pavarësisht situatës emergjencat janë ndjekur në të gjithë vendin, sidomos për tërmetet dhe zjarret gjatë verës.
Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile tha se buxheti i 2019-s është pak a shumë në të njëjtat limite si në 2018-n, e sipas tij, emergjencat duhet të llogariten në detaje pasi situata të papritura sikurse është rrëshqitja e kodrës në Gjirokastër, që kërkon 85 milionë lekë, apo edhe ndërhyrjet në Vjosë e Fier, mund të ndodhin kurdoherë.
Çako shtoi se banorët e prekur nga tërmetet duhet të dëmshpërblehen. Në këtë moment, deputeti i Partisë Socialiste, Vullnet Sina kërkoi që në buxhetin 2019 të përfshihet edhe dëmshpërblimi për tërmetin e muajit maj në Selenicë, Vlorë.
“Tek ne nuk ka ardhur akoma dokumentacioni. Në buxhet janë marrë në konsideratë të gjitha ato që kanë dokumentacion të plotë. Gjithsesi, do përpiqemi që të jetë në vëmendje”, iu përgjigj Sinajt Çako.
Gjatë Komisionit të Sigurisë Kombëtare, fjalën e mori edhe deputeti socialist Luan Harusha, i cili ngriti pyetjen nëse ka një projekt konkret për përmbytjet në Shkodër.
Çako bëri të ditur se Shkodra është parashikuar që të jetë pjesë e buxhetit, pasi është një nga vendet me risk të lartë. Ai u shpreh gjithashtu se në Shkodër është avancuar sa i takon saktësimit të hartave të përmbytjeve.
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.1%
-
Të gabuar
81.7%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 4003
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Agjencia e Mbrojtjes Civile bëhet me ‘shtëpi të re’ në 5-vjetorin e saj! Vengu: Kapacitet kombëtar, do e shtrijmë në të gjithë territorin (VIDEO)
10 Dhjetor, 17:34
-
Përplasje te ‘Mandatet’/ Opozita kërkon heqjen e mandatit, Vullnet Sinaj: Shpifës, ke gëlltitur një lugë çorbë të prishur e do vjedhësh gjithë jetën! Bardhi: Ke futur duart në buxhet
20 Nëntor, 12:38
-
Emergjencat civile apel bashkive: Nga e enjtja nisin shirat merrni masat, kontrolloni kanalet
12 Nëntor, 13:35
-
Mandati i deputetit socialist Vullnet Sinaj, Bardhi letër Spiropalit: Thërrisni Këshillin për Rregulloren, çështja të kalojë në Kushtetuese
4 Nëntor, 13:16
-
Bledion Nallbati goditi Vullnet Sinën në parlament, GJKKO pushon hetimet! Pranon kërkesën e SPAK
28 Tetor, 12:43
-
Çelen aplikimet për projektet e Mbrojtjes Civile, Vengu – bashkive: Aplikoni! Paketë edhe për zonat e thella
25 Tetor, 20:47
-
DOKUMENTI- Grupi i PD kallëzon në SPAK 74 deputetët e PS, listën e prin Edi Rama: Penguan ekzekutimin e 2 vendimeve të Kushtetueses për mandatin e Xhaçkës
2 Tetor, 11:05
-
Grushti në Kuvend! SPAK kërkon pushimin e çështjes për Bledion Nallbatin dhe Vullnet Sinaj: Nuk vërtetohet se goditja ishte për shkak të detyrës (Dokumenti)
24 Shtator, 15:26
-
Opozita kërkon t’i hiqet mandati, Sinaj te Këshilli i Mandateve: Asnjë lekë nga buxheti, kam ndihmuar familjet në nevojë! Bardhi: Ke shpërndarë para për të blerë votat
18 Shtator, 13:22
-
Çako te Komisioni i Sigurisë: Për këtë vit 1077 vatra zjarri dhe 43466 ha të dëmtuara! 98% nga dora njerëzore, qeveria do kalojë 1,5 mld lekë për kompensime dëmesh
17 Shtator, 14:08
-
Debate te Këshilli i Mandateve/ PD kërkon heqjen e mandatit të Sinajt: Ka përfituar fonde publike! Deputeti i PS: Rrogën time e bëj donacion, dhashë 100 mln lekë të vjetra për tërmetin
4 Shtator, 12:18
-
Bilanci i zjarreve: Që nga muaji janar janë djegur 29143 ha me pyje dhe javën e fundit 2390 ha
16 Gusht, 13:03