Komisioni i sigurisë informacion
nga Kanadaja për Ajazin

TIRANE- Deputetët e komisionit Parlamentar të Sigurisë Kombëtare do të kërkojnë informacione dhe në Kanada për kreun e Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi Lika. Për të gjithë ata që kanë dy shtetësi, në rastin konkret kreu i SHISH ka dhe shtetësinë kanadeze, sipas ligjit për t’u pajisur me certifikatën e sigurisë, do të kërkohen informacione dhe nga vendi tjetër dhe në rastin konkret nga Kanadaja.

Burimet saktësojnë se në radhë të parë do të hetohet se si është dhënë certifikata e Sigurisë për Visho Ajazi Likën e nëse ka informacione nga Kanadaja sipas ligjit për të, të depozituar tek Drejtoria e Informacionit të Klasifikuar.

Nëse nuk ka, atëherë do të kërkohen informacione nga Kanadaja, ndërkohë që mësohet se ende deri më tani, Visho Ajazi Lika nuk është pajisur me certifikatën e sigurisë sipas ligjit. Deputetët e mazhorancës Lutaj, Balla dhe Braho kanë hedhur dyshime nëse këto informacione janë marrë nga Kanadaja, ndërsa shprehen se do të dëgjohet në komision vetëm kur të jetë në rregull me ligjin.

Duke qenë se kreu aktual i SHISH është betuar mbi Kushtetutën e Kanadasë për besnikëri ndaj këtij vendi, ndërkohë që mban dhe shtetësinë shqiptare dhe për këtë është shumë e nevojshme informacioni nga të dyja vendet, shtetas i të cilave ai është. Afër një javë më parë, raportimi i Visho Ajazit në Kuvend u kthye në një situatë qesharake deri në atë më ekstreme, në një skandal të rëndë për shtetin shqiptar.

Shefi i Shërbimit Informativ Shtetëror, ai që menaxhon informacionin sekretet, teksa kërkoi që deputetët e Komisionit Parlamentar të Sigurisë që nuk disponojnë certifikatën e sigurisë të dalin jashtë takimit, sikurse dhe ndodhi, rezultoi se nuk dispononte vetë certifikatën e sigurisë, për informacionin e klasifikuar. Për këtë arsye, 3 orë e gjysmë pasi ishte lajmëruar mbledhja e Komisionit të Sigurisë, deputetët vendosën shtyrjen.
 
Shkrimi u publikua sot (09.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë