Mbledhja e komisionit të Sigurisë u zhvillua me dyer të mbyllura, për shkak se informacioni që u diskutua klasifikohet si informacion i një rëndësie të veçantë. Në përfundim të mbledhjes deputetët e Komisionit të Sigurisë u larguan pa dhënë ndonjë prononcim për mediat.
Gjithësesi burime pranë komisionit pohuan se gjatë mbledhjes së Komisionit të Sigurisë, Grupi i Kontrollit i përbërë nga tre deputetët e Partisë Socialiste, Kujtim Qefalia, Pirro Lutaj dhe Pjerin Ndreu, prezantuan gjetjet e tyre. Këto gjetje, bënë të ditur burimet pranë komisionit të Sigurisë, janë të mjaftueshme për të kërkuar shkarkimin e Kreut të SHISH-it, Visho Ajazi Lika.
Sipas gjetjeve të grupit të kontrollit mësohet se gjatë funksionit të kryerjes së detyrave ka mungesë dhe shkelje të ligjeve bazë dhe akteve normative. Po ashtu, burimet bëjnë të ditur se nga kontrolli i deputetëve vërehet se në veprimtarinë e këtij institucioni janë vërejtur tendenca për kontrollin e institucioneve të tjera, duke çuar kështu në mbivlerësimin e SHISH-it dhe shkeljen e ligjit. Po ashtu burimet e sipërcituara bënë të ditur se ruajtja e sekretit është një tjetër çështje shqetësuese që ngrihet në raport lidhur me veprimtarinë e Shërbimit Informativ Shtetëror, por detajet e kësaj pjese mbeten sekret për shkak të informacionit që përmbajnë.
Tashmë pas miratimit të këtij raporti, Komisioni i Sigurisë pritet t'i drejtohet Këshillit të Ministrave për marrjen e masave karshi kësaj dukurie. Sipas ligjeve në fuqi, shkarkimi i Kreut të SHISH-it bëhet me propozim të Kryeministrit dhe me dekret të Presidentit të Republikës, çka hap një front të ri përplasjeje mes Kryeministrisë dhe Presidencës.
Në 23 prill 2014, Komisioni i Sigurisë Kombëtare mes diskutimeve të shumta vendosi të ngrejë një grup kontrolli me 5 deputetë, 3 maxhoranca dhe 2 opozita, për verifikimin e ligjshmërisë së shkresës që drejtori i SHISH, Visho Ajazi Lika i ka dërguar vartësve të tij, me objekt; "Sekret/K?rkes?n Operative" nr. 1478, datë 2.12.2013, dërguar drejtorëve t? SHISH n? prefektura, ku kërkohet informacion mbi persona t? implikuar n? veprimtari antiligjore, t? emëruar n? pozicione drejtuese n? Policinë e Shtetit." Opozita refuzoi të merrte pjesë në këtë grupim, ndërsa maxhoranca ngarkoi Kujtim Qefalinë, Pirro Lutajn dhe Pjerin Ndreun të zhvillonin kontrollin pranë zyrave të SHISH./ATSH/