Komisioni i Sigurisë rrëzon dekretin e Presidentit për ligjin e Policisë së Shtetit/ Mazhoranca: Komentet e Metës, teori konspirative! Murrizi voton pro

Komisioni i Sigurisë ka rrëzuar ditën e sotme dekretin e Presidentit Ilir Meta për kthimin në Kuvend të ligjit “Për Policinë e Shtetit”.

Pro dekretit ka votuar deputeti i opozitës parlamentare, Myslim Murrizi.

I pranishëm në këtë mbledhje ishte edhe përfaqësuesi i Presidencës, këshilltari i Metës, Bledar Dervishaj, i cili parashtroi edhe një herë argumentet e Metës për kthimin e ligjit.

Deputetja e Partisë Socialiste, Antonenta Dhima, në fjalën e saj është shprehur se presidenti ka ecur me teori subjektive dhe konspirative.

“Është e qartë që jemi në harmoni të plotë me detyrat e shtetit në kohë zgjedhjesh, në përputhje me parashikimet e kodit zgjedhor. Nuk ka prapaskena të prezumuara. Në komentet e tij Presidenti ka ecur me teori subjektive dhe konspirative”, u shpreh deputetja Dhima.

Në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë mori pjesë edhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj. Ai nënvizoi në fjalën e tij se ligji është sjellë sepse ia detyron Kodi i Procedurës Penale.

Ndërkohë deputeti i opozitës në parlament, Myslim Murrizi deklaroi votën pro dekretit të presidentit dhe kundër ligjit, pasi sipas tij ky ligj bie ndesh me kushtetutën.

"I jap të drejtë zyrës juridike të Presidencës, arsyet që mos kalojë në Kuvend. Do i bënte mirë mazhorancës që të shtyhet ky ligj, të shtohet, apo të lihet stop para 25 prillit. Do e ndjeni peshën e këtij ligji nga gjithë pjesa që më apo të padrejtë ka vendosur dorën e Policisë në zgjedhje", tha Murrizi.

Kujtojmë se Presidenti i vendit, Ilir Meta, ktheu në Kuvend ligjin nr. 133/2020 për “Policinë e Shtetit”, me argumentin se ligji krijon hapësira për të gjurmuar dhe mbikëqyrur çdokënd përgjatë procesit zgjedhor

Tashmë ky ligj duhet të kalojë edhe tek Komisioni i Ligjeve dhe më pas në Kuvend për t’u rivotuar.

K.T./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja