Komisioni i Veprimtarisë
prodhuese miraton 3 kode

Komisioni i Veprimtarisë<br />prodhuese miraton 3 kode
TIRANE-Komisioni parlamentar i Veprimtarisë Prodhuese miratoi sot me konsensus disa ndryshime në kodin detar, kodin ajror dhe kodin hekurudhor, të cilat kërkojnë 3/5 e votave në parlament.

Gjatë mbledhjes së sotme deputetët e djathtë në komision nënvizuan se miratimi i këtyre kodeve është emergjent pasi janë humbur dy vite për miratimin e tyre.
Ndërkohë, që sot komisioni i Ligjeve ra dakord që të hënën të nisë shqyrtimi i disa ndryshimeve në ligjin e "Kodit rrugor".

Vendimmarrja e sotme e komisionit të veprimtarisë prodhuese vjen menjëherë pas vendimeve të djeshme të konferencës së kryetarëve, mes tyre, hartimit të një kalendari për miratimin e ligjeve me 3/5 e votave.

Për këto ligje palët gjetën kompromis, duke vendosur që disa prej tyre të kalojnë në Kuvend brenda tre javëve të ardhshme, ndërsa të tjerat si kodi penal apo gjykata administrative, do të përfshihen në kalendaret tre javore me angazhimin që ky proces të përfundojë brenda muajit mars të vitit të ardhshëm.
(s.g/atsh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit