Laboratorët e Komisionit Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur, që ndodhen në Hagë, i kanë në trajtim 15 mostra kockore që dyshohet se u përkasin personave të zhdukur gjatë luftës së viteve 1998-1999.
Shumica nga ato janë dorëzuar sivjet nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, ndërsa një vitin e shkuar.
Në një përgjigje për mediat në Kosovë, komisioni bëri të ditur se gjatë 2025-tës janë pranuar dhe përpunuar 58 mostra post-mortem nga mbetje njerëzore dhe 172 mostra referuese të ADN-së të mbledhura nga anëtarët e familjeve të personave të zhdukur./Alfapress
Komente











