Komisioni për Edukimin, Nikolla
Vokshit:Po e drejton shëmtuar seancën!

Komisioni për Edukimin, Nikolla<br />Vokshit:Po e drejton shëmtuar seancën!<br>
Sot është zhvilluar seanca dëgjimore e komisionit të medias mbi edukimin. Milva Konomi, që në krye të herës, ka kërkuar që në komision të vendoset një kod etike.

Deputetja demokrate, Albana Vokshi u është drejtuar deputetëve të Partisë Socialiste duke u thënë të mos bojkotojnë.

E pranishme në komision ishte e Ministrja e Arsimit Nikolla, e cila i është drejtuar Voshkit duke i thënë që “Sa herë hapni gojën, bëni diferencën e qytetarisë”

Vokshi ka reaguar duke i shtruar një pyetje në lidhje me shkeljen e ligjit për aktet nënligjore të arsimit, ndrërsa Ministrja i është përgjigjur se Vokshi po e drejton komisionin në mënyrën më të shëmtuar.

Është ndezur një depat midis Vokshit dhe Nikollës, duke përfunduar në dialogun:

Vokshi: S’do të më tregosh ti se si drejtohet komisioni

Nikolla: Mos ju shmangni përgjegjësive që ju takojnë!

Gurakuqi ka pyetur mbi mosfshehjen pas ekonomisë së kastave, mbi monitorimin e fondit mbi arsimin, mbi kriteret e zgjedhjes së anëtarëve të bordit nëse ka kritere politike apo ekonomike si edhe mbi statusin e personelit akademik i cili rezulton i papërfunduar.

Ligji parashikon një mbrojtje më të mirë të pedagogëve por kjo nuk është shoqëruar me garantimin se mbrojtja do të zbatohet.

Vilma Bello ka shprehur se prej Ministres së arsmimit ka import të faktëve nënligjore të miratuara në të njëjtën kohë, por ka një mungesë të akteve nënligjore nga të cilat janë shumë pak të pamiratuara që janë në proces diskutimi. "Janë miratuar urdhrat e Kryeministrit dhe rregulloret", vijon Bello.

Më pas ajo i drejtohet kryetares se komisionit, Vokshit, duke e pyetur se ku është shkelja ligjore në këtë mes.  

“Unë nuk e di se sa kanë shkuar përpara drejtësisë kur në 2005  kishte akte të pamiratuara”, përfundon Bello.

Vokshi është përgjigjur duke përmendur fakrin se seanca në fjalë është me Ministren dhe jo me të.

“Nuk mundet juve që diskutoni dhe miratoni ligje të vini në këtë komision e të thoni se nuk i kemi miratuar sepse nuk kishim kohë”, thotë Vokshi.

Më pas ajo shton se ligji është ligj e duhet miratuar dhe se dikush duhet të mbajë përgjegjësi.

“Më vjen keq se ju vini nga akademia, duhet të ishit këtu për të mbrojtur të drejtat e studentëve dhe pedagogëve. Moszbatimi i ligjit i ka penalizuar të dyja këto kategori.”, shton Vokshi.

Ministrja e Arsimit ka thënë se mungesa e akteve nuk ka ndikuar në procesin e mësimëdhënies. Ajo shton se ekspertë të Këshillit Europian kanë sugjeruar me forcë që të tregohen te kujdesshem ne miratimin e akteve

Vokshi përgjigjet duke i thënë se ligji është shkelur, pasi ata as që kanë denjuar të kërkojnë më tepër kohë për miratimin e ligjeve në komision, meqenëse u nevojitej. Vokshi thekson se ligji është shkelur dhe ashtu si taksapaguesit edhe Ministria e arsimit duhet të përballet me ligjet.

Valentina Duka, nga ana e saj, thotë se aktet nënligjore duhet të miratohen në të njëjtën kohe, ndryshe nuk vlejne

“Merrni masa zonja ministre, po ndërtoni shumë kulla dhe jo kampusin”, është shprehur Duka.

"Para 3 vitesh keni pranuar se nëse ligji jepte efekte negativ do e ndryshonit. Ky është rezultati juaj zonja Ministre! Universiteti është në konflikt të hapur për shkak të drejtimit", foli Boçi.

Vokshi i është drejtuar Ministres duke i thënë se nëse nuk mundet të arrijë ritmin e ligjeve, të japë dorëheqjen!
ka rrimarë fjalën duke ju drejtuar Ministres: Nëse nuk mundeni të arrini ritmin e ligjeve, jepni dorëheqjen!

“Shoqata e invalidëve dhe romëve janë hequr nga përjashtimi i tarifave për universitetet, 253 studentë nga shoqata e invalideve dhe romëve, 40 studentë me prindër invalidë kanë braktisur shkollën”, përfundon Vokshi.

Situata kalon në sherr ku Musa Ulqini shpërthen për ndërhyrjet që Vokshi i bën Ministres Nikolla. Musini sëbashku me Fidel Yllin janë kundër mënyrës së drejtimit të komisionit nga ana e Vokshit. 

 

d.gj/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024