TIRANE- Pas konsensusit për ngritjen e Komisionit Hetimor që do të hetojë lëvizjet në Policinë e Shtetit nga muaji shtator deri në muajin janar, Parlamenti ka miratuar vetëm me votat e mazhorancës (95 pro) përbërjen e këtij komisioni, duke u plotësuar edhe me tetë anëtarët e tjerë. Por kundër përbërjes së këtij komisioni ka votuar vetëm deputeti i PS dhe njëkohësisht anëtar i Komisionit të Ligjeve, Dashamir Peza. Mazhoranca ka propozuar për anëtarë të komisionit që do të hetojnë lëvizjet në polici pikërisht Taulant Ballën (zv.kryetar), Pirro Lutajn, Ermonela Felajn, Blendi Klosin, Pjerin Ndreun, Paulin Sterkajn, Xhemal Qefalinë si dhe ish-deputetin e PS tashmë në krahun e LSI, Gjovalin Kadelin.
Mazhoranca propozoi pak ditë më parë emrat e saj, ku kryetar do të jetë Arben Ristani. Pjesë e komisionit do të jenë edhe ish-ministri i Brendshëm, Flamur Noka,ish-ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi,Oerd Bylykbashi dhe Gent Strazimiri nga PD. Ylli Shehu nga PR dhe Dashamir Tahiri nga PDIU. Ndërkohë që vioji edhe dje mungesa e konsensusit mes palëve për Reformën Territoriale, ku as mbledhjen e djeshme oppozita nuk çoi asnjë emër për anëtarët e komisionit të posaçëm për ndarjen e re administrative. Opozita votoi edhe kundër pr.ligjit për sigurimet shoqërore.
Incidenti
Gjatë proçesit të votimit të projektligjeve mbrëmjen e djeshme, kreu i Parlamentit, Ilir Meta ndërpreu mbledhjen për shkak të një incidenti të vogël shëndetësor me ish-ministrin e Ekonosmisë dhe deputetin e PD, Florion Mima. Ai pësoi një luhatje të tensionit duke i rënë të fikët në sallë. Ish-ministri shfaqi probleme edhe kur mbajti fjalimin e tij në mbyllje të seancës maratonë.
Ai mori mjekimin e shpejtë nga një ambulancë që mbërriti në ambientet e Kuvendit. Burime nga PD thanë se tensioni i ulët dhe uria kanë shkaktuar dobësi në shëndetin e Mimës. Të njëjtat burime bënë me dije se Mima ka ndjekur seancën prej disa orësh në Kuvend pa ndërprerje dhe pa pushim. Si duket kjo është reflektuar në orët e mbrëmjes në shëndetin e tij.
Shkrimi u publikua sot (14.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com