TIRANE- Konferenca e Kryetarëve që në mbledhjen e parë të saj për këtë sesion parlamnetar është zhvilluar mes debatesh nga ana e mkretëve të grupoeve parlamnetare. Ka qenë pikërisht kërkesa e keut të grupit të Ps, Gramoz Ruçi për ngritjen e komisionit të përbashkët add hock për Reformën Administravtive ajo që ka ngjallur debate mes palëve "Ne kemi rezervat tona, sepse na propozohet ngritja e Komisionit nga një parti që në fakt ka treguar deri më sot nuk ka pikën e besueshmërisë në realizimin e marrëveshjeve. Perspektiva e një bashkëpunimi me kryeministrin Rama duket e zymtë.
Për fat të keq unë e di që kanë ndërhyrë edhe ndërkombëtarët që të arrihet një marrëveshje të tillë, por nuk e di edhe ndërkombëtarët a kanë më besim te z.Rama", tha kryetari i grupit demokrat, Edi Paloka. Kërkesa, e bërë nga kryeparlamentari Meta dhe propozuar nga kreu i grupit socialist, për ngritjen e komisionit,është shtyrë për t'u disktuar në një tjetër mbledhje të mërkurën e javës që vjen.
Kjo kohë i lihet opozitës në dispozion për t'u njohur me kërkesën dhe për të vendosur nëse do të bëhet apo jo pjesë e procesit të kësaj reforme. Ndërkohë që në kalenadrinë punimeve tre javore në Kuvend janë parashikuar edhe plotësimet e vendeve vakante në Gjykatën e Lartë, ku aktualisht janë dy dekrete të presidentit Nishani për tu miratuar, ai i Petrit Çenos dhe Gjovalin Përnocës.
Amendamentet
Një çështje tjetër që ka ngjallur debate në mbledhjen e djeshme të konferencës së Kryetarëbe ka qenë pikërisht edhe amendamentet e propozuara nga nënkryetari i Komisionit të Medias, për reformimin e AMA dhe Këshillit Drejtues të RTSH. “Në Konferencën e Kryetarëve, mazhoranca e majtë përfshiu në rend të ditës amendamentin e Alfred Pezës që synon shkarkimin e anëtarëve të Autoritetit të Mediave Audiovizive të emëruar nga Kuvendi në legjislaturën e shkuar dhe zëvendësimin e tyre, para skadimit të mandatit të ligjshëm me të tjerë njerëz. Edhe pse Kuvendi, përfshi mazhorancën ka miratuar në nëntor 2013 rezolutën ku zotohet se do të respektojë pavarësinë e integritetin e AMA-s. Edhe pse lëvizje të tilla, krahas dëmit të brendshëm, do të ngrenë pikëpyetje të forta në Bruksel”, u shpreh dje në Facebook, kryetri i Komisionit të Medias, Genc Pollo.
Shkrimi u publikua sot (17.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com